Qëndrimi Zyrtar i Akademisë ‘RRËNJËT TONA”
Për procesin e gjykimit të personave kyç të UÇK
Ju mund të çuditeni të dashur lexues sesi emri Hagë i qytetit juridik të Hollandës (tokave të ulta) të ketë kuptim të shqipes në kuptimin që aty zbatohet pikëpërpikë Kanuni si testamenti më i vjetër dhe më i dobishmi i shoqërive njerëzore qysh nga atëhere kur Bota, Evropa na ishin të mencur, natyrorë, të drejtë, të saktë, paçka se iu thonë rendi primitiv – rend i prapambetur. Kjo është temë më vete, por me të vërtetë Qyteti i Hagës presupozon vendin me nam e nishan ku merret dhe jepet haku i gjithsecilit, sidomos për rastet kur kemi të bëjmë me krime ndaj njerëzimit, si rasti i serbëve me shqiptarët e Kosovës, barbarizmat e të cilëve vërtetuan atë që kishte përcaktuar më 1995 Presidenti i Francës Jacques Chirac, se Serbët janë njerëz pa ligje dhe pa fe. Ata janë një komb banditësh dhe terroristash.
Në rastin e gjykimit të katër personave kyç të luftës së UÇK me sa po kuptojmë e po shohim Haga nuk po u jep dot ‘Hakën’, por po merr hak për luftën e drejtë dhe në mbrojtje që bëri populli i Kosovës me ushtrinë e saj me paramendimin se ata dyndësit vranë e prenë, jo pak, por 1300 fëmijë, shqyen e përlyen, jo pak, por mbi 2000 gra, dhe masakruan, jo pak, por mbi 10,000 burra, të gjithë të pafajshëm dhe nuk po flasim për luftëtarët e rënë se helbete luftë. Ndaj dhe Kancelari i Gjermanisë Helmut Kohl pak para luftës së Kosovës më 1998 shprehet me sentencën emblamatike se – Lërini serbët të mbyten në kutërbimin e tyre! Ose më i prerë akoma dhe më para tij ishte Papa Gjon Pali II, më 1995 kur shprehet si me qenë gjeneral dhe jo Papë, se – Duhet tʼi bombardoni Serbët! Ose prifti i famshem francez At Pierre te revista ”Humanitarian” më 1995 nuk mungon të shprehet se ”Lutemi që zjarri i qiellit të bie mbi Serbët”.
Le të gjejë Haga thënie, mallkime, citime deri në lutje për bombardim ndaj një populli apo ushtrie si ai i Kosovës. Athere si mund të barazohet pesha e mizës me atë të elefantit. Me sillogjizëm edhe mund t’ja arrijë, por nuk zgjat dhe nuk ngjit, sepse serbët duhet të gjunjëzohen – porosit Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Klaus Kinkel qysh më 1992!
Gjykata e Hagës që nuk po jep drejtësi, por po merr hak po përpiqet të jap verdiktin se edhe ju mbrojtësit e vatanit kini bërë krime, sikundër ata duke lënë të kuptohet se agresioni kriminal i organizuar e shtetëror i Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës në vitet 1998-1999 ishte apo i ngjante më tepër një “konflikti humanitar”, gjë që pritet t’i pëlqejë më shumë si historiografisë serbe, ashtu edhe asaj europiane. Por këtë luftë e ka përcaktuar Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair më 1999 kur thotë se – Lufta me Serbët nuk është vetëm një konflikt ushtarak, ajo është një luftë midis të mirës e të keqes, barbarizmit dhe civilizimit. Po ndoshta ky Kryeministër ka pasur ”indicio” nga një Kryeministër tjetër, po anglez, i mëparshëm si ajo znj. Margaret Thatcher më 1994 kur pohon tan vrull se – Ndaloni Serbët! Menjëherë! Përgjithmonë!
Por ama një gjë na bëri të qartë Gjykata e Hagës ose që i vuri kapak se gjoja transplantet në Kosovë e në Shqipëri të Dikut do të ngelen tashmë në fantazinë e atyre që e duan Shqipërinë dhe shqiptarin të pjekur dhe të djegur. Ajo nuk i përmendi kurrë ato dhe kjo nuk është pak – të fitosh në tavolinë pa arbitër dhe pa luajtur (diskutuar) fare një akuzë si i pandehur për të. Gjykata e Hagës nuk u morr as me krimet gjoja të këtyre personave kyç të ushtrisë e të popullit të Kosovës në marrëdhënie me serbët, por po i gjykon ata se ju kur kini hipur në pushtet kini bërë krime brenda vetes. Edhe këto lloj krimi, ajo Haga mund t’i gjykojë, por mbasi ka kaluar fazat e brendshme të gjykimit në territorin e vet dhe kur ka konflikt apo mbivendosje të fajeve apo paanësi të dukshme futet si refer për ta ndarë ”Hakun” në Hagë, sikundër ka edhe emrin sipas gjuhës shqipe, jo rastësisht.
Për sa më lart ne si Akademi ‘’Rrënjët Tona’’, mbështesim luftën heroike të popullit të shqiptar të Kosovës për çlirim e lirim një herë e mirë të tokave arbnore nga dyndjet sllave e serbe. Ne përkrahim me tan forcën e mendimit dhe të argumentit shkencor politikat në koherencë me të drejtën e popujve të ndjekura nga Qeveria Kurti.