Home Gjeo-Ekonomia Lugina e Preshevës si Fanar i Kauzes Kombëtare!

Lugina e Preshevës si Fanar i Kauzes Kombëtare!

Për ata që e njohin mirë historinë politike të marrëdhënjeve serbo shqiptare dhe vecanërisht kurrizin e politikbërjes serbe karshi ndërkombëtarëve, nuk duhet shumë analizë për të kuptuar se Beogradi përsëri synon të ikë nga përgjegjësia për të pasë cfarëdo marrëdhënje shtetërore me Kosovën.

Edhe pranimi në princip nga ana e tyre e akordit të Ohrit të 18 Marsit është vetëm se tentative për blerje kohe. Nuk ka asnjë grimcë faktike që tregon apo jep ndonjë indikacion se Serbia është e gatshme të abandonojë lidhjen historike lojale me Rusinë e të përqafojë Evropën.

E pikërisht, ky është qëllimi i BE-së dhe SHBA-ve – që Serbinë ta ndajnë nga Rusia e ta kthejnë kah Evropa. Në këtëkontekst, Kosovës i është bërë më shumë presion për tëpranuar cfarëdo marrëveshje vetëm e vetëm që ajo të pranohej edhe nga Serbia dhe dalë ngadalë ky proces iriorientimit strategjik të Serbisë të fillojë.

Por, një nyje gordiane këtu është e patejkalueshme. Kushdo që e lexon drejtë aktivitetetin e fundit diplomatik e lobist në Washington, DC e New York City për Luginën e Preshevës, e kupton se sa thellë e mencur po përgatitet goditja ndaj Serbisë për këtëkauzë të drejtë. Faktet historike janë në anën e shqiptarëve. Të drejtat e tyre elementare abuzohen nga Serbia cdo ditë.

Por, kauza e tyre tanimë po institucionalizohet në majat më të larta të politikës sëjashtme amerikane. Është e turpshme, por aspak e habitëshme, ngase UBD-a ende është gjallë dhe active në Serbi, sidomos kundër interesave shqiptare, që mu në lugun e arritjeve madhore politike për Luginën, disashqipfolës apo gjysëm shqipfolës nxjerrin vrer prej goje kundër këtyre arritjeve.

Nuk është pak që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës vetëm muajin që lame pasë u pritën nga nivelet më të larta të Kongresit të SHBA-ve. Ata takuan Kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, Senatorin Bob Menendez. Takuan, po ashtu, në takime të ndara dy bashkëkryesuesit e Grupit për Cështje Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve, Kongresistët Ritchie Torres dhe Jim Himes. Dëshmuan në brifingun e parë kongresional dedikuar Luginës së Preshevës që u mbajtë në Senatin e SHBA-ve, dhe u pritën nga Senatorja Joni Ernst. Hapën dyert për cëshjen e Luginës, për herë të parë po ashtu, në US Helsinki Commission. Si dhe, u mirëpritën, përsëri për herë tëparë në histori, në OKB në zyrën e

Zëvendës sekretarëssë Përgjithëshme për të Drejtat e Njeriut.

I gjithë ky aktivitet u bë pa shumë zhurmë, por me shumë rezultate, falë angazhimit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe aktivistitit të paepur tëLigës, Dr. Faton Bislimi. Uniteti i delegacionit të Luginës dhe paraqitjet e tyre në këto vizita e takime janë për cdo lëvdatë. Anash ndasitë politike lokale, delegacioni ishte unik dhe kauzën kombëtare e kishte fanar të punës. Edhe Qeveria e Kosovës që përkrahu këto vizita duhet përshëndetur. Por, ajo që duhet parë sy hapur tash e mbi të cilën duhet ndërtuar shumë e mëshumë janë rezultatet e arritura.

Letra e 16 Marsit nga Kongresistët Himes dhe Torres për Sekretarin e Shtetit Blinken shënon herën e parë në histornë e Luginës që Kongresi i SHBA-vë kërkon zyrtarisht vendosjen e kauzës së tyre në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-ve. Pak ditë më vonë, pason publikimi i Raportit për të Drejtat e Njeriut nga Departamenti i Shtetit ku specifikisht flitet për diskriminimin etnik që përjetojnë shqiptarët e Luginës nën tutelën e Beogradit. Mandej, vjen vizita e parë në Luginë të Preshevës e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dhe gatishmëria e tyre për të cuar përpara kauzën e drejtë shqiptare në këtë rajon.

Dhe, një ditëmë pas, vjen edhe vizita në Luginë e Ambasadorit tëSHBA-ve, Hill. Jo të gjithë ishin të kënaqur me deklaratat e Hill, por gjuha e tij diplomatikeshpeshëherë nuk tingëllon ëmbël, por përqon mesazhingozhdues aty ku duhet: Serbia duhet të trajtojëpërbrenda ligjeve e Kushtetutës së vet të drejtat e minoriteteve. E me këto ligje e Kushtetutë, shqiptarëts’do duhej diskriminuar, prandaj Serbia nuk mund ta fsheh më një sekret kaq publik!

Jam i bindur se Lugina e Preshevës tanimë është hyrënë agjenden e politikës së jashtme amerikane ashtu sic duhet. Ata që nuk e shohin, më vjen keq. E ata që e kanë kuptuar këtë e që po iu djegë shumë, vecse janëvenë në aksion kundër secilit me merita për këto tëarritura. Shërbimi intelegjent serb nën udhëheqjen e Vulin bashkë me kolaboracionistët e tij në Luginë e disa edhe në Kosovë besa, janë alarmuar e aktivizuartejmase kundër këtyre të arriturave për Luginën ne DC. Por, ne do ia dalim. Aktiviteti s’do ndalet deri saSerbia e gjunjëzuar para standardeve ndërkombëtare tëtë drejtave të njeriut të pranojë e zbatojë në përpikmëritë drejtat legjitime të shqiptarëve të Luginës sëPreshevës.

Share: