Nga Agron Gjekmarkaj
Po kaq edhe shqisave vigjilente të shoqërisë në rrjetet sociale. Ditën e Pashkës në Vatikan ndodhi një ngjarje e shenuar në sheshin i cili mban emrin e Shën Pjetrit. Në krahun e Papa Françeskut gjatë gjithë kohes ishte kardinali ikonik shqiptar Dom Ernest Simoni(Troshani). Një gjest i tillë nuk ka ndodhur rastesisht e për me teper nuk është një gjë dosido por një nder i madh per Kishen Katolike shqiptare dhe Kombin tonë.
Historia e Kardinal Simoni, është thjeshtë madheshtore e frymëzuese mes burgut dhe lirisë, mes kryqëzimit dhe ringjalljes, mes braktisjes dhe rikthimit për të udhehequr grigjen që e priste. Martiret e Kishes Katolike shqiptare magjepsin kedo që e ndeshet me historinë e tyre per forcen morale dhe qendresen në ëmer të identitetit të shekujve që ata demostruan kur një popull në shumë segmente të jetes së tij u thye.
Kësaj ndjesie nuk i shpetoi as Papa Françesku në viziten e tij mbreslënese në vitin 2014 ku Martiret e formules “Atme e Fe” i rrinin mbi kokë teksa ecte ngadalë me makinen e tij në diten e tyre të triumfit.
Një tjeter e priti në Katedralen e Shën Palit , asokohe Dom Ernest Simoni (Troshani) i cili sëbashku me murgeshen Tuci e tronditen dhe perloten Papen që vinte nga Argjentina e dikatures ushtarake. Asgjë e ngjashme nuk kishte ndodhur në vendet e qyteteruara , as një krahasim nuk ishte i dënjë me çka u degjua atë ditë nga rrefimi i tyre. Papa Françesku i mori me vete për të mos harruar, Dom Ernesti (Troshani), u bë Kardinali i dytë shqiptar i cili edhe në raste të tjera është parë në krah të Atit të Shënjtë.
Por prezenca e tij në një festë si ajo e Pashkeve në krah të Françeskut është një konsideratë e lartë për atë që Kardinal Dom Simoni (Troshani) perfaqeson , për historinë tragjike dhe ringritjen e Kishes Katolike por edhe për mbarë kombin tonë i cili tek Vatikani ka patur një aleat jetik për ekzistencen e tij kulturore ( gjuhen) , politike që nga Skenderbeu dhe deri në Konferencen e Paqes në Paris në vitin 1919 por edhe më pas deri në alktualitet.
Në vendin tonë bëhen lajm edhe ngjarje që e fyejnë lajmin, marrin vemendje banalitete që nuk do duhej, personazhe që duhet t’jua fshehesh femijeve dhe harrohen, nuk shihem, shembujt etik si ky, personalitete si Kardinal Simoni( Troshani) që mbajnë ndezuar pishtarin dymijë vjeçar të asaj drite që na lidh me Perendimin e më shumë se kaq shqiptarin aktual që perzgjidhet si shembull rrezatues për gjithë Boten.
Një anashkalim i tillë personalisht me shkakton keqardhje e dhimbje siç ndodh në çdo pervjetor të Nënë Terezes ku gazeta Europiane e kanë në faqe të parë në ballinë, ndersa tonat as në qoshe.
Duam të shkojmë në Europë për të blere rroba, për të ngrënë më mirë, për të jetuar më mirë, duke harruar ata që ajo na njeh per vlera themelore. Paradoks i madh që nuk e zgjidhim neper kafet tona.