Eksperti i komunikimit Rezart Cenaj ka folur në lidhje me “Podcastet” e kreut të qeverisë Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se podcastet kanë avantazhet dhe disavantazhet e tyre, duke shtuar se një politikan ndihet më i lirë në një format të tillë.
Sipas tij “Podcasti” përdoret për fushata, për të përçuar programe dhe për të zgjeruar mbështetësit.
“Podcastet varen nga tematika që trajtojnë. Patjetër që mund të ketë dhe rolin e gazetarit, por jo në të gjitha rastet duhet marrë si një rast informues. Ka avantazhet dhe disavantazhet e veta përsa i përket audiencës. Unë mendoj se qëllimi kryesor është komunikimi me audiencën e tyre dhe për të zgjeruar audiencën dhe mbështetësit e tyre. Përdoret në fushata, para fushatave, për të përçuar mesazhet dhe programet. Patjetër që përdoret dhe për të zgjeruar mbështetësit. Në një podcast një politikan është më i relaksuar dhe ka një afrimitet me audiencën”- tha ai.
360grade.al