Home Gjeo-Ekonomia Unë jam #Vlleh dhe i përkas besimit ortodoks, por doja të ndaja...

Unë jam #Vlleh dhe i përkas besimit ortodoks, por doja të ndaja një kënaqësi me të gjithë ju miqtë e mi!

Nga Av. Edmond Petraj


Sot vura re se në postimet e tyre në lumin e urimeve për festën e Pashkëve Ortodokse kam parë me dhjetra e dhjetra njerëz TE BESIMEVE TE NDRYSHME FETARE te cilet kanë uruar miqtë e shokët e tyre Ortodoks në të gjihë rajonin, për gëzimin dhe festën e tyre të #Pashkeve_Ortodokse

Kjo ka të bëjë me një fakt vëllezër e motra. Besimet tona fetare te skalitur në shpirtërat tanë nga të parët tanë, na kanë dhënë atë pjesë, më të bukur atë të #mirënjohjes për këdo besim fetar.

Ne kemi bashkëjetuar në shekuj e shekuj mes tonë, kemi dhënë e kemi marrë, kemi bashkëpunuar e jetuar, kemi ndarë të mira e të këqia në këtë ballkan të trazuar nga dora e lig e europianëve të vetëquajtur të tillë si ne kulturë e mëndjen hapur.

Prandaj #MIRENJOHJA është zgjidhja e vetme të vendosim paqen përfundimtare në rajonin tonë të trazuar nga ata që nuk na donin kurrë bashkë, ashtu siç kemi festuar e gëzuar sëbashku, siç kemi punuar e luftuar sëbashku në çdo ditë të mirë e të keqe egzistencës tonë.

Bashkëjetesa jonë do të vazhdoj në shekuj ashtu siç ka vazhduar deri më sot.

Gëzuar nga mot festën e Pashkëve!

Zoti ju bekoftë!

Share: