Home Gjeo-Ekonomia Anarkistët dhe Fundamentalistët i kanë shpallur luftë Aleatëve dhe Amerikës

Anarkistët dhe Fundamentalistët i kanë shpallur luftë Aleatëve dhe Amerikës

Nga Mevi Rafuna

Kur pushtetin e marrin të marrët aty nuk ka përparim.
E dimë të gjithë se çfarë është t’i kemi dyert e mbyllura nëpër diplomacitë e mëdha të botës dhe veçanërisht asaj amerikane dhe europiane prej nga lidhet fati ynë si komb dhe si shtet.

Nuk do ta kisha imagjinuar se dy dekada pas luftës do të krijohet një diskurs i tillë anti-amerikan në Kosovë.

Kjo falë Manipulatorit Kurti i cili përmes propagandës së tij arriti t’i hipnotizoj masat me parullën Krejt dhe Drejt për qëllimin e tij pushtetin absolut të pakufizuar.

Të heshtësh kur po na luhatet e Ardhmja është mëkat dhe jo vetëm mëkat por është krim.

Këtu ata që nuk heshtin dhe janë nëpër debate televizive e publike, ishin dikur shërbëtor të pushtetarëve të mëhershëm dhe tani me zell i shërbejnë Kurtit.

Në shoqërinë tonë Mendimi Kritik ka vdekur dhe nuk gjenë Intelektualë në publik,që i shërben kauzës njerëzore, por e shohin kush ja u mbushë kuletën.

Një shoqëri dhe një shtet nuk përparon përmes një tufe të marrë, e cila mendon se ka të drejtë absolute mbi çdo gjë dhe kush nuk mendon si ta përqeshet,shahet në mënyrën më të turpshme, linçohet dhe po të kishin mundësi tufa e marrë edhe vrasin…

Kurti erdhi me premtimin dhe fitoi vota nga fundamentalistët Islamikë se do ta legjitimoj Shaminë për vajzat minore në shkollat laike.

Këta fundamentalistë Islamikë pas luftës; kudo që mundën ligjeruan konspiracinë se Amerika dhe Izraeli janë armiq dhe duhet të bëhet gjithçka që të largohen nga këtu. Të mos flasim për milionat e organizatave islamike që qarkullojnë në shtetin e Kosovës,e që kanë përfunduar në kuletën e shumë politikanëve dhe personazheve të tjera publike,përfshirë këtu edhe imamët.

Ku do na shpien kjo tufë e hipnotizuar me liderin e tyre. Historikisht e dimë se lider të tillë super egoistë dhe megallomanë kanë devijuar kombe të qytetëruara.
Ndërsa “proamerikanja” Vjosa Osmani heshtë përballë çdo gjëje.

Sepse falë Erdoganit ka filluar të duket si manekene dhe tani i pëlqen vetja e saj.

E ka shndërruar zyrën në sfilatë mode dhe bota le të digjet nuk ka rëndësi…

Share: