Home Gjeo-Ekonomia Kuvendi miraton rritjen e pagave për administratën dhe deputetët e ministrat

Kuvendi miraton rritjen e pagave për administratën dhe deputetët e ministrat

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në seancën e sotme projektligjin për rritjen e pagave për administratën publike. Ligji u miratua me 97 vota pro, asnjë abstenim, 2 kundër ndërsa 5 deputetë që ishin të pranishëm nuk votuan. Mësohet se dy votat kunder jane te Bujar Leskajt dhe Gezim Ademajt.

Ligjvënësit shqiptarë votuan edhe për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat. Ky ligj u miratua me 95 vota pro, asnjë abstenim, 3 kundër ndërsa 5 deputetë që ishin të pranishëm në sallë nuk votuan.

Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozitës, por edhe të vetë kryeministrit Edi Rama, pr/ligji për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat u votua në seancën e sotme.

Share: