Home KRYESORE Nadja e mir’! Nga Albert Vataj

Nadja e mir’! Nga Albert Vataj

Nadja e mir’ me tan loçk t’zemrës
Tanveju qi njehni n’prehnin e andrrës t’tamëlt
Synin ua puth rrezja, e buzën ua ndez andja
Zgjimi u merr hopa, si fmijën kur gji i nep nana
E ditës ia difton si t’hyjshmin blatim.
Bahesh frym e fluturon me taftin e flladit, ksaj nadje
N’qiell, me t’pramin yll shkrep, n’rreze zjarmesh
n’krahnor t’gjëmon shkulmueshëm dëshirimi
e prush tue u përpush, vrik përpjet pupth.

Nadja e mir’ e lumja ti qi kqyresh me rrezen e shndrin
Sod, asht nji ditë që del prej prehnit t’zgjimit,
e dritt shpërthimtare,
Dritë që çil n’çdo buz e gonxhe
Frymon e kundërmon deh e dalldis

Nadja e mir’ t’kjoft
ty dritë që t’puth kjo shkreptim hyjnimi
cytesh andjeve e t’amlave dëshirime,
kandje që prek me rreze ditën e ndez me shpirtje dritën,
ç’ka zemra me trokitje zgjon e shpirti blaton n’adhurime.

Nadja e mir’ i kjoft njasaj vullnese n’ty,
që çohet me krah e jeton me flatra,
kumton me adhurim e kangës së zogjve
i’a beh ledhatare çdo melodie që n’buz i pushon.

Nadja e mir’ t’kjoft, për njat Zot,
ty që t’preku me puthje tue t’prish andrrën,
n’tjetër andërr dashnimi t’kredhi,
siç di e sa due, pa u drasht
njaq sa t’muj, si tue dëshiru.

Nadja e mir’ ty dritë që t’puth kjo rreze,
E t’pupth përpjet ky hov e izëm,
dritsh në tana vezullimet e shpirtit tand,
siç dritën tana andjet e shndritën krejt mrekullimet.

Nadja e mir’ të kjoft ty shpirt
Am që t’gufon mungueshëm në gjoksin tem.
Ta putht synin njajo drit’
Shkreptimë që m’prek mue buzën e ta ndez ty shpirtin.

Ardhsha me frymën që t’hov ngulmimi
ta çosh pesh njat krahinor,
ku prehen andjet e dëshirave
që m’kanë dëbue gjumin.

Shko kah t’çon ajri i freskët i këtij mëngjesi,
se tash përpjekesh n’doj taft t’nxehtë
zjarm që mujt me ardh e me t’hy ngjinin tand
me pupth gjëmim n‘zemrën teme.

Lyp nëpër gjanat që shfaq e shuen pamja,
se ndoshta t’përfytyrohet fryra jeme menduese,
diçka mundet me ta than mungimi
përmes njasaj heshtje që piklon me pikat e vesës.

Nadja e mir’ e dita e bardh t’kjoft,
ty andje e andrrave t’mija.
E dritshme asht vullnesa e njatij shpirti
që gufue i nepet krahnorit,
kur tafti i freskët i agut mbështet kokën
njaty ku due me rrëzue puthjet.

Albert Vataj

Share: