Nga Artur Nura
Pas dy ditëve në Kiev, njeriu i besuar i presidentit Xi Jinping i ngarkuar për të arritur “një zgjidhje politike të krizës ruso / ukrainase”, po udhëton në Evropë si “përfaqësuesi special” i Kinës në një përpjekje për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi dhe përfundimin e luftës së përgjakshme në Ukrainë.
Foto:VCG
Vizita ambasadorit kinez Li Hui në disa vende evropiane mund të jetë një përpjekje për të zbutur shqetësimet se ku qëndrojnë besnikëria diplomatike e Pekinit ndaj tyre, pasi Kina ka njoftuar më parë partneritetin e saj me Rusinë, por nga ana tjetër ka hapur kanale të rëndësishme dialogu me Europën, kryesisht me Gjermaninë dhe Francën.
Mund të kujtojmë këtu vizitën e suksesshme (https://perqasje.com/2023/04/dialogu-kooperimi-france-europe-me-kinen-si-alternative-e-per-paqe/) të presidentit Francez Emmanual Macron dhe Presidentes të Komisionit Europian, gjermanes Ursula Vanderlyen e cila ne takimin e G7 në Japoni përveç të tjerash deklaroi se mbështesnin Planin e Paqes se presidentit Ukrainas Zhelenski.
Përse Pekini zgjodhi ambasadorin Li?
Duhet thënë se duket se për Moskën, ambasadorit kinez Li Hui është “zgjidhja më e mirë e mundshme” për të ndërmjetësuar bisedimet me Ukrainën. Ambasadori Li ka shërbyer si ambasador i Kinës në Moskë për një dekadë. Ai flet rrjedhshëm gjuhën ruse, lexues pasionant e letërsisë së suksesshme ruse dhe, ndër të paktët e huaj të vlerësuar me Medaljen prestigjioze të Miqësisë nga Presidenti Vladimir Putin. Ai tani është përfaqësuesi special i Pekinit për çështjet euroaziatike.
Foto:VCG
Me Li, Kina po dërgon në Ukrainë “sigurisht dikë me përvojë në çështjet përkatëse dhe të aftë për të luajtur një rol pozitiv në lehtësimin e bisedimeve të paqes”, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning. – “Kina do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen politike të krizës ukrainase.” – ka deklaruar Mao Ning për shtypin.
Në të vërtetë, sipas jo pak njohësve të gjeopolitikës, njohuria e thellë e ambasadorit Li për Rusinë. “Nuk duhet të shihet domosdoshmërisht si diçka pro-ruse, por më tepër si një përpjekje për të emëruar dikë që mund të interpretojë me saktësi pozicionin e Kinës” – ka deklaruar Zeno Leoni, një profesor në studimet e mbrojtjes në King’s College në Londër. – “Ai do të kuptojë se ku është i mundur ndërmjetësimi dhe ku jo ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës” – ka shtuar Leoni i cituar nga media.
Për më tepër, vetë qeveria ukrainase tani është në favor të rolit të ambasadorit Li. Kievi shpreson se njohuria e thellë e Li për rajonin do ta ndihmojë atë të komunikojë në mënyrë të paanshme dhe efektive me të gjitha palët. Ky element është një mundësi optimiste në ndërmjetësimin e paqes dhe për ti sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve.
Ambasadori Li gjithashtu më përpara është takuar me zyrtarë nga shtete të tjera post-sovjetike që kanë marrëdhënie të vështira me Rusinë, një shenjë e qartë kjo që Pekini dëshiron të krijojë vendin e tij ndërkombëtarisht dhe nuk do të diktohet nga Moska.
I dërguari i posaçëm i Kinës, Li Hui takohte me palën ukrainase, Kiev, 18 Maj(Foto:VCG)
Vitin e kaluar, ai vizitoi ambasadën e Pekinit në Gjeorgji – kujtojmë këtu një vend ky që luftoi me Rusinë në vitin 2008 – dhe tha se kombet e tyre “gjithmonë e respektuan njëri-tjetrin dhe e trajtuan njëri-tjetrin si të barabartë.”, kjo sipas faqes së internetit të Ministrisë së Jashtme kineze.
Ndërkohë duhet kujtuar që në vitin 2005, ai është takuar me një delegacion ukrainas në Pekin dhe tha se “Kina dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Ukrainën për të promovuar së bashku zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe”.
Si janë gjasat e suksesit të ambasadorit Li në këtë iniciativë të rëndësishme dialogu shumë planesh?
Pavarësisht kësaj qasje tonën në raport me performancën inteligjente dhe elegante të Pakinit ndaj konfliktit Ruso – Ukrainas, nuk mund të mos përmendet kompleksiteti i rastit dhe, na duhet të kujtojmë që para kësaj iniciative të Pekinit, të dyja palët janë larg kësaj pike.
Ukraina ka kërkuar rivendosjen e plotë të integritetit të saj territorial, përfshirë Krimenë e aneksuar nga Rusia, pagesën e reparacioneve të luftës dhe dënimin për kriminelët e luftës. Ndërsa Rusia dëshiron çmilitarizimin e plotë të Ukrainës, jo anëtarësimin në NATO dhe rajonet që janë aneksuar.
Foto:VCG
Por, nga ana tjetër Pekini mund të ndiejë se lidhjet e tij me Rusinë përfundimisht do të shihen në një dritë më pozitive, nëse dhe kur, Ukraina të jetë gati për të biseduar me ndërmjetësim ndërkombëtar. Kina po luan fort duke u përpjekur të pozicionohet ndërkombëtarisht si paqebërëse, duke i bërë thirrje Evropës të jetë bashkëautore për të detyruar si Rusinë ashtu dhe Ukrainën të ulen në tavolinën e bisedimeve.
Ne fakt, duhet thënë se ulja në tavolinën e bisedimeve është e pashmangshme, por që duhet punuar fort të ndodhe sa më parë që dëmet e luftës të limitohen dhe kompromisi të jetë më i thjeshtë për tu realizuar dhe pranuar nga të dyja palët.../CRI.cn