Home Gjeo-Ekonomia Stërvitja ushtarake “Defender”/ Mijëra trupa amerikane dhe shqiptare po stërviten së bashku

Stërvitja ushtarake “Defender”/ Mijëra trupa amerikane dhe shqiptare po stërviten së bashku

Shqipëria vijon të mbetet në qendër të serisë së stërvitjeve Defender Europe.

Fillimisht në vitin 2021, tashmë në 2023 është pritëse dhe ka komandën e rreth 3500 trupave që veprojnë në zonën e Ballkanit.

Bashkë me trupat në vendin tonë ka zbarkuar dhe një shqiptar, Syla Rexhepi, pjesë e ushtrisë amerikane prej 4 vitesh.https://af885366536ad3fbae37962b0f82e6a1.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html“Kam lindur në Maqedoni, më pas u zhvendosëm në Kosovë, kemi lëvizur edhe në shumë vende të tjera. Familja më ka thënë që kam lindur shqiptar. Unë e konsiderojë veten time shqiptar. Iu bashkova ushtrisë në vitin 2019, iu bashkova sepse dua që ti ndihmojë njerëzit. Për të njëjtën arsye  iu bashkova edhe forcave të policisë, sepse dua që njerëzit të jenë të sigurt. Tashmë që kam ardhur këtu për Defender 2023, ndjehem shumë mirë që kam njerëz më të cilët mund të flas gjuhen time, të cilën po mundohem ta praktikojë më shumë”, tha ai.

Defender 23 është një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga SHBA, e krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së dhe NATO-s.

“Shqipëria në këtë mes dhe forcat e saj të armatosura, më së pari për faktin se aleati jonë strategjikë janë shtetet e bashkuara po pastaj edhe për faktin që jemi pjesë e së njëjtës aleancë, për Forcat e Armatosura do të thotë shumë. Nga pikëpamja profesionale do të thotë rritje, testim e gatishmërisë të pritjes dhe ndërveprueshmërisë. Nga pikëpamja e vendit do të thotë që Shqipëria është një vend i rëndësishëm nga pikëpamja gjeo-strategjike e vendosur në një pikë kyçe të rajonit të Evropës juglindore”, tha Gjeneral Bilbil Bitri.

Defender 23 fokusohet në përgatitjen e përbashkët në përgjigje të krizave në një zonë të gjerë operacionesh duke demonstruar aftësinë për të ofruar stabilitet dhe siguri në rajonin e Evropës.

Top Channel

Share: