Home Gjeo-Ekonomia Takim Xhaçka-Dendias për Belerin/ Një çështje gjyqësore nuk duhet të ndikojë marrëdhëniet

Takim Xhaçka-Dendias për Belerin/ Një çështje gjyqësore nuk duhet të ndikojë marrëdhëniet

Në Bruksel gjatë takimit të Këshillit të  Punëve të Jashtme të BE, shefja diplomacisë shqiptare është takuar me homologun grek Nikos Dendias, i cili është interesuar për arrestimin e Fredi Belerit nën dyshimin e blerjes së votave.

Nga ajo çfarë Ministria Olta Xhacka shkrua  në komentin e saj në Twitter,  qartësisht lihet të kuptohet se Shqipëria nuk ka ndërmend të gjunjëzohet për këtë çështje përpallë presionit të shtuar të Greqisë.

“Takimi me mikun dhe kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi çështjen “Beleri”. Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe. Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin”– tha Olta Xhaçka.

Ministria Olta Xhaçka ia ka bërë të qartë homologut Dendias se Greqia duhet të qëndroj larg një procesi të pavarur në një gjykatë shqiptare.

“Blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë. E vetmja gjë që ne të gjithë mund të bëjmë është të presim me durim që procesi të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paragjykojmë apo hamendësojmë atë”– tha Xhaçka.

Përpara takimit me ministren Olta Xhacka, Nikos Dendias nga Brukseli bëri këtë koment.

 Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Do të shfrytëzoj rastin për të ngritur qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, z. Beleris. Dhe prej andej, kam ndërmend të takohem më pas me homologen time shqiptare. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante”- tha Dendias.

Top Channel

Share: