Home Gjeo-Ekonomia Sfida: Kurti dhe i vetëm trim në Luftë! | Lufta dhe Paqja

Sfida: Kurti dhe i vetëm trim në Luftë! | Lufta dhe Paqja

Analistja Alma Lama e ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” ka folur në lidhje me situatën  ku ndodhet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas situatës së tensionuar në veri dhe sulmet që po i bëhen nga ndërkombëtarët.

Ajo tha se Kurti ndodhet në një moment jashtëzakonisht të vështirë për shkak të konfrontimit me SHBA dhe BE.

Sipas saj pika e thyerjes së marrëdhënieve ka qenë keqpërdorimi i besimit në raport me zgjedhjet në veri.

Pak i ekzagjëruar, por sigurisht që Kurti është në një situatë shumë të vështirë, për shkak të konfrontimit me SHBA-në.

Duket se pika e madhe e thyerjes është një lloj keqpërdorimi i besimit në raport me zgjedhjet ne veri, ku pasi mori miratimin e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve, ai më pas veproi pa u konsultuar me SHBA, duke  i shkaktuar probleme këtyre të fundit.

Në lidhje me ardhjen e trupave të Turqisë në Kosovë, ka pasur edhe në të shkuarën, por jo me këto përmasa. Ka pasur hezitim të vendeve të tjera të NATO-s për të sjellë trupa të tjerë në Kosovë. Do të mbetet për t’u parë se si do të sillen trupat turke, duke ditur miqësinë e mirë me Serbinë.

Do të mbetet të shihet se çfarë mesazhi është ky. NATO  do ta garantojë sigurinë e Kosovës, por në lidhje me Kurtin, non – grata apo dorëheqje, kjo lidhet tërësisht me sanksionet të mundshme të SHBA në raport me Kosovën.

Një gjë është me rëndësi, ku Escobari bëri një dallim mes liderit Kurti dhe popullit të Kosovës” tha Lama.

Në lidhje me mundësinë e një rrugëdalje të Kurtit nga kjo situatë, Lama tha se Kurti e ka pasur një zgjedhje, të vendoste të ndiqte këshillat e SHBA-së dhe nëse dhuna do të ndodhte atëherë sulmi i ndërkombëtarëve do të ishte mbi Serbinë.

Ajo tha se kjo nuk është një lëvizje politike e bërë për herë të parë, pasi edhe qeveritë më parë kanë pasur tentativa për të shtrirë autoritetin në të gjithë territorin e Kosovës.

Sigurisht që ka pasur zgjidhje tjetër. Ne po shohim rezultatet e kësaj lëvizjeje të Kurtit. Pikë zero në raport me zgjedhjet në veri dhe irritim nga vendet që mbështesin Kosovën.

Nëse Kurti do të vepronte në përputhje me këshillat e SHBA dhe nëse do të kishte pastaj reagime të dhunshme, atëherë Kosova do të shfajësohej dhe do të fajësohej Beogradi.

Kurti i ka marrë kryetarët e komunave pa i ditur fare. Ka shkuar me polici speciale në banesat e tyre i ka marrë dhe i ka thënë që do shkojnë në një takim  dhe i ka dërguar me forcë në komuna.

Tentativë për të shtrirë autoritetin qeverisë në veri  ka pasur edhe në qeveritë e kaluara.

Alternativa e vetme është dialogu dhe presioni  ndaj Serbisë. Amerikanët janë të zhgënjyer se palët ishin në mes të një dialogu ku pretendohej që Serbia më në fund të pajtohej për të hequr dorë nga veriu i Kosovës, Kurti ndërmerr veprime të njëanshme dhe përkeqëson raportet me SHBA-në,” përfundoi ajo.

Koloneli shqiptar, Dritan Demiraj tha se për aq kohë sa KFOR është në Kosovë, Serbia nuk do guxonte të sulmonte ushtarakisht atë. Ai tha se kërcënimet e vazhdueshme të Aleksandër Vuçiç janë thjesht për të fituar pikë në terrenin politik në Beograd.

“Unë besoj se për sa kohë që do jetë prania e KFOR, Aleksandër Vuçiç  nuk do guxojë kurrë të shkelë territorin e Kosovës, pavarësisht kërcënimeve që bën për përfitime politike. Kemi një militarizim të vazhdueshëm, përgjatë kufirit Serbi-Kosovë. Unë besoj plotësisht që serbet nuk do guxojnë kurrë të shkelin territorin”, theksoi ai.

Kapiteni Artur Meçollari u shpreh se nëse guxon të prekë territortin e Kosovës, Serbia do të përballet jo vetem më FSK-në, por edhe me NATO-n.

“Është e pamundur, sepse KFOR ka legjitimitet për garantimin e territorit të Kosovës. Çfarëdolloj veprimi të marrë Serbia, këtu nuk ka përballje vetëm me FSK, por me të gjithë NATO për shkak të legjitimitetit dhe autorizimit që ka nga rezoluta 12/44”, theksoi Meçollari.

Duke folur për emisionin “Lufta dhe Paqja”, koloneli tha se ushtria serbe sado e ka shitur veten si “të fortë’ ajo ka humbur gjithmonë në fushë-betejë. Ai shtoi se edhe në këtë momente, në raste të ndonjë konfrontimi të mundshëm ushtarak, FSK-ja e Kosovës do t’i shkaktonte dëme kolosale ushtrisë serbe.

“Ushtria serbe, pavarësisht uniformes, stërvitjes, buxhetit dhe lidershipit të saj, gjithmonë ka dështuar në fushëbetejë dhe ka humbur. Në rast se do guxonte Serbia të futej në territorin e Kosovës, dhe në këtë gjendje që është FSK-ja, edhe sikur sot do përballeshin me njëra-tjetrën do t’i shkaktonin një humbje të jashtëzakonshme”, theksoi Demiraj

360grade.al

Share: