Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera JAM PËR ÇFARË PËRBALLOJ – JO PËR CFARË BËJ!

JAM PËR ÇFARË PËRBALLOJ – JO PËR CFARË BËJ!

Nga Sazan Guri

Të shperndash ide sesi mbrohen të pambrojturit, qofshin njerëz për rastet ujë, hec-e, lumenj, qofshin edhe kafshë, ku me anë të këtij libri ndodhet edhe një kapitull, sesi Bashkitë duhent të trajtojnë kafshët e gjora dhe të keqpërmëndesh, sikur je pjesë e krimit, tmerr! Po në zyrën time që ndaj me gruan, kujdes me zonjën time kolege njëherësh, dhe me punonjësa, kush është ai që ka ardhur për ndihmë dhe nuk e ka gjetur pritjen e ngrohtë dhe zgjidhjen e duhur me parimin se: Nuk di, nuk dua dhe nuk mund – nuk i njoh, normal që bëhet edhe një foto.

Po le të dalë një person kushdo qoftë që nuk është pritur në Zyrë si Zotni dhe si Zonjë, ku tavolina nuk rri kurrë pa sheqerka, pa fruta e pa një pikëz pije që kujtoj pritjen e prindërve të mi në shtëpi. Po unë kam foto me mijëra studentë dhe njerëz të ndryshëm për kauzat e betejat që marr pjesë dhe normal që në këtë mori do dali edhe ndonjë dru i shtermbër, atëherë unë jam po dru i shtrembër?!

Ore mblidhni veten o njerëz, dhe mësoheni fort – SESA NDOTET OQEANI ME BALTË, AQ DIKUSH NGA JU QË PRISNI RASTIN, TË MË NDOSNI MUA. Kurrë s’kam për t’ja u dhënë këtë kënaqësi’!

Asaj vajzës nuk i kam dhënë projekt, por libër 3-4 vjet me parë që ka mënyrë të shkruari a të thëni (shiko fotot poshtë) sesi të menaxhohet jeta e kafshëve endacake që kam pregatitur me kërkesë të z.Shalsi nënkryetar Bashkie diku në 2009 dhe e kam futur si kapitull në librin ‘Psikiologjia e Qenit’ që ja fala vajzës. Si ajo, kujtdo edhe qindra të tjerëve, sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kafshëve. Kaq e thjeshtë.

Kurrë s’jam marrë me projekte për kafshët, ku me mijëra herë e kam deklaruar në TV ose në takim me Kryetarë Bashkie që kam vajtur për kësi qëllimesh. Plot herë më janë drejtuar këta Kryetarë se ç’mund të bëjmë për strehim e sterilizim të tyre dhe jam përgjigjur se nuk merrem, por me doktrinë sesi ata të mbrohen, po. Kurrë s’kam vajtur në Kukës apo kudo për kësi gjerash tip projekte enkas per Qente, per traun e Kukësit, po, për çuarje ndihma vite më parë, po, sesi Bashkia Kukës të gjejë mekanizma për t’i trajtuar kafshët, po kam fol një rast me celular, kur ata i helmuan tre vite më parë, dhe ajo po i zë si ‘’hak’’ si ata që duhet të merreshin dhe ata që gjoja merren.

Kam vajtur, biles me shpenzat e mia dhe me makina të rastit që të kurseja shpenzat personale, si për në gjyqin e Pogradecit dhe të Elbasanit, kur askush nga kafshëdashësit nuk vinte, dhe për cfarë? Për të denoncuar raste të Bashkive Elbasan, Pogradec, pse sillen kësisoj me kafshët? Le ta thojë si vajza dhe ish Kryetari Kukës, apo Kryetari aktual Pogradec, apo ai i Elbasanit apo i ai i Durrësit e kushdo që na ka ardhur Sazan Guri për projekte, por kurrë, sepse merrem me doktrinën sesi një qytetar i ndriçuar të mbrojë Qeniet e ulta, sepse tregon dinjitet të një Shteti, të një Populli dhe të një Kombi. Dhe këtë mirësi e luftë me plot përpjekje, jo vetëm për kafshët, dikush don të barazojë, të ulë përpjekjet për mbrojtjen e gjithçkaje, dhe për çfarë? Se mos po më prishet prona ime, se po e bëj sepse i shërbej dikujt apo marr diçka, kurrën e kurrës!

Ndaj e kam zgjedhur vetë kauzën e mbrojtjes si avokat mjedisor dhe ekspert pa një kafe, për mbrojtjen e të pambrojturve, qofshin kafshë pa gojë apo njerëz me gojë, përfshi edhe ata gojëçorap. Le të dalë një antar Komuniteti si Hec Dibër, Hec Mat, Hec Gramsh Olta, Hec Gramsh Grabova, Burim uji Lumas, Kucovë, Hec Tozhaj Berat, Laknas Tiranë, Laprakë, Pezë, Vlorë, Vjosë, Lengaricë, Piskovë Përmet për plehërat, Postribë Shkodër, Domen Shkodër, Krrabë, Bradashesh Elbasan Kurum, Gjiu Vlorës ndotje detare, Rastet e Tërmeteve dhe të pohojë se prof. Sazani na ka mbrojtur, duke na kërkuar diçka?! Por kurrë, dhe kurrë mos e shkoni ndërment të më ndalni hovin e sinqertë për kësi punërash!

Po mirë more ju të uruar e të mallkuar që mendoni kësisoj, nëse do të merresha me projekte për Qentë, a nuk kam kauza pa fund që ngre për vlera komunitare për të siguruar ndonjë të ardhur! Jo, sepse jam deklaruar si vullnetar. Ndaj jam pa vese, jetoj thjesht si prift, ushqehem lehtë dhe mëmjaftojnë punërat e pakta shkencore si kërkime uji dhe mjedisi kundrej disa bizneseve. A kini dëgjuar të mos i jem gjendur dikujt me njohuritë e mia, që e urrej atë që i mban nën sirtar ato dhe nuk i shpërndan si detyrë intelektuali për të mirën e kombit – KJO ËSHTË DEVIZA IME!

Share: