Në procesin e shpalljes së pafajësisë nga të gjitha akuzat e marra për abuzim seksual, aktori Kevin Spacey është gati t’i rikthehet aktrimit dhe të dëshmojë se është ende një nga më të mirët.
Gjashtë vite pas gjithë këtyre problemeve që e kanë përndjekur dhe e kanë mbajtur larg produksioneve, ai ka dhënë intervistën e tij të parë për portalin ZEITmagazin, duke theksuar se fajin që imazhi i tij është aq i njollosur e kanë mediat.
“Mediat kanë bërë të pamundurën për të më shndërruar në një përbindësh, por nga njerëzit nuk kam parë gjë tjetër veç dashurisë”, shpjegoi ai.
Thënë kështu, ai është shumë optimist për të ardhmen dhe rikthimin e tij, i cili me siguri do të jetë në stil, pasi në atë kohë ai ishte një nga yjet më të mëdhenj në industri dhe fansat e tij vazhdojnë ta mbështesin pas gjithë këtyre viteve.
“Por e di që tani ka njerëz që janë gati të më punësojnë në momentin që unë lirohem nga këto akuza për të cilat jam akuzuar në Londër”, tha ai.
Edhe pse nuk është lidhur ende me ndonjë projekt të madh, është çështje kohe që të ndodhë kjo, siç ka ndodhur me aktorë të tjerë që u anuluan në atë kohë, për shembull, Johnny Depp dhe Will Smith.
“Unë jam ende duke e përpunuar atë. Jam i bindur se gjithçka ndodh për një arsye, edhe nëse kjo arsye nuk është menjëherë e dukshme ose gjërat nuk zgjidhen menjëherë”, vazhdoi ai.
“Ndihem sikur jam në fillim të karrierës sime, kur askush nuk më donte”. “Vetëm sepse kam qenë në stol për një sezon, nuk do të ndaloj së punuari. Jam gati”, theksoi mes tjerash aktori.
360grade.al