Nga Fadil Maloku
1.Në procesin e socializimit tonë, ne në familje pregaditemi të edukohemi, si t’i kultivojmë do vlera fundamentale morale, që kanë të bëjnë me; drejtësinë, ndershmërinë, respektin, tolerancën, solidaritetin,… gjerësa, në përditshmëri vrejmë, hetojmë, e besa dikur edhe kuptojmë, se gjitha këto norma, këto vlera disi, s’arrijnë të na i përmbushin as ambiciet tona sociale, e as pretendimet tona profesionale…!
Bile, shpeshherë na zhgënjejnë aq shumë, sa që shpeshëherë dijnë të na fusin edhe në zymtësi, stres e depresion individual e grupor!!!
2.Kjo ndodhë, jo për shkakun e fajit tuaj, por, shkakun se, antimoralistët e kanë “pushtuar” hapsirën që e ndjekni… dhe mendoni se u ka takuar juve…! Në fakt, kjo situatë dilematike bëhet edhe dramatike, sepse, keni “këmbyer” (gjatë socializimit) me vetëdije, vlerat e; lakmisë, mashtrimit, suksesit, profitit, dhe ato të kultit dhe narcisoizmit, me “produktet” fillestare morale të; drejtësisë, ndershmërisë, solidaritetit, tolerancës, etj. !?
3.Tani, a mund të thuhet se i gjithë ky proces i vetëkërkimit tonë emancipues, është në kundërshti me normat, synimet, dëshirat dhe aspiratat tona (edhe si; individ e edhe si shoqëri)? Apo, ka këtu, një ngatërrim, apo një keqkuptim tē normave, vlerave, apo statuseve tona sociale tradicionale!?
Përgjigja, duhet të gjendet përmes studimeve, analizave, gjykimeve dhe interpretimeve sociologjike. Sfond ky që gjeneratat e reja, duhet t’i “integrojnë” në etnopsikologjinë dhe mentalitetin tonë në horizont…