Home Gjeo-Ekonomia Kush do qeveri që fiton zgjedhjet në GREQI, për Ne emigrantët problemet...

Kush do qeveri që fiton zgjedhjet në GREQI, për Ne emigrantët problemet tona qëndrojnë më se tre dekada të pazgjidhura…

Nga Shpëtim Zinxhiria

Për sëdyti herë radhazi shoqëria greke vendosi për drejtimin e vendit në katër vitet e ardhshme, ku dhe tre parti të tjera të djathta siguruan vendet në parlament, Zgjedhjet treguan se Mitsotakis fiton zgjedhjet e raundit të dytë me një diferencë të madhe ndaj opozitës Syriza.

Shkurtimish pak a shumë problemet tona janë të njëjtat me ato të tre dekadave të shkuar dhe në disa raste akoma më kes.

Qeveria Mitsotakis e ka tashmë të qartë se shqiptarët presin një ndryshim fushën ligjore, administrative dhe në atë sociale.

Konkretisht, disa nga problemet që kërkojnë zgjidhje

• Përmirësimi i Ligjit të Emigracionit
• Vonesa, zvarritja dhe sorollatja e emigrantëve për pajisjen dhe rinovimin e lejeve të qendrimit.
• Përmisimi i Kodit të Emigracionit për përfitimin e statusit të emigrantit.
• Lehtësimi i procedurës së marrjes së nënshtetësisë greke nga emigrantët e brezit të pare
• Zgjidhja e problemeve të pensioneve të emigrantëve shqiptarë për njohjen e kontributeve të tyre.
• Ndryshimi i Nenit 75 të Ligjit 4915/2022, nga 40 në 30 vite qendrimi për njohjen e pensionit.
• Lehtësimi për bashkimin familjar etj.

Le të shpresojmë se qeveria e sapo zgjedhur për zgjidhjen e problemeve tona.

Share: