Televizioni shtetëror rus transmetoi sot imazhe të ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu duke inspektuar forcat ruse në Ukrainë në daljen e tij të parë publike që nga rebelimi i dështuar nga grupi mercenar Wagner.
Sipas videos së transmetuar nga rrjeti televiziv rus Rusia 24, Shoigu, i cili është shënjestër e kritikave të ashpra nga kreu i Wagner Yevgeny Prigozhin, shkoi në një qendër komandimi të forcave ruse në Ukrainë dhe “u konsultua me udhëheqësit” e njërit prej njësive.
Gjatë këtij takimi, Shoigu theksoi kryesisht “efikasitetin e madh (të ushtrisë ruse) në gjetjen dhe shkatërrimin e sistemeve të armëve dhe ushtarëve të armikut”, shpjegoi në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes.
Në pamjet e transmetuara nga rrjeti televiziv shtetëror, ministri rus duket se po dëgjon raportin e gjeneralit Yevgeny Nikiforov, kreut të Qarkut Ushtarak Perëndimor të ushtrisë ruse, duke studiuar hartat gjeografike dhe gjithashtu duke inspektuar helikopterët./360grade.al