Home Gjeo-Ekonomia NGA REFIK HASANI – Edi Rama duhej të hartonte draft për Krahinën...

NGA REFIK HASANI – Edi Rama duhej të hartonte draft për Krahinën e Preshevës e jo për shtetin e Kosovës…

Kryetari i Partisë Socialiste njëherit Kryeministri i Shqipërisë, ka bërë të ditur në një konferencë për media se dje ua ka përcjellë një draft për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë!?

Para sa ndërmerrte këtë inciativë Edi Rama, është dashur të mendojë se Republika e Kosovës, tani më është shtet dhe kjo është mohim i shtetësisë së Kosovës, ky veprim është një argat i Serbisë.

Edi Rama, është dashur të ngrejë e shtrojë çështjen e Krahinës shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, që përfshin Medvegjë, Bujanovc e Preshevë. Kjo krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve. Kjo Krahinë shqiptare vazhdon të mbetet Rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën, është Krahina më e diskriminuar në gjithë Evropën, kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive. Këto padrejtësi asnjëherë Edi Rama, nuk i ka ngritur. Edi Rama, asnjëherë nuk e ka ngritur se Serbia ka kryer dëbimin dhe gjenocidin që na ka shkaktuar për më shumë se një shekull.

Mbesim me shpresë se Edi Rama, pas inciativës në hartim të një drafti për Bashkësinë e komunave me shumicë Serbe në Kosovë, do të ndajë kohë edhe për Krahinën e Preshevēs, Krahinën e Sanxhakut, që tani është gati së asimiluari, për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriu që duhet të jenë element konstituiv i kësaj Republike, në Mal të Zi, e veçmas Edi Rama, do të ketë kohë edhe për Shqiptarët në Greqi dhe gjithë hapësirat shqiptare e Diasporë.

Pas institimit për Ballkanin e Hapur, inciativa për hartimin e draftit për Bashkësinë e komunave me shumicë Serbe në Kosovë, është veprimi më i dëmshëm që është duke i shkaktuar Edi Rama, Republikës së Kosovës.

Share: