Home Gjeo-Ekonomia “Ngrirja” e Ballkanit te Hapur! Nga Irena Beqiraj

“Ngrirja” e Ballkanit te Hapur! Nga Irena Beqiraj

Dëgjova qe pa u lëshuar ato tre burrat Rama i ka dhënë ultimatum Serbisë që nuk ka Ballkan të Hapur .

Në vitin e largët 1934, A.Papanastasiou ish kryeministri i Greqisë shkruante ndër të tjera:”…Antagonizmi ekonomik ndikon në përçarjen e kombeve”, “por afrimi ekonomik nuk mund të realizohet pa atë politik ”.

Ky ishte reflektimi i Kryeministit Grek , i cili në Kongresin e Paqes në vitin 1929, optimist prezantoi iniciativën për krijimin e Union Ballkanik, i cili do të bazohej në bashkëpunimin e ngushtë ekonomik kulturor edhe politik. Për të arritur këtë bashkim u organizuan tre Konferenca Ballkanike ku merrnin pjesë: Jugosllavia, Shqipëria, Greqia Turqia Bullgaria dhe Rumania, gjatë të cilave u miratuan shumë konventa ekonomike si: konventa mbi bashkimin doganor dhe bashkëpunimin e përgjithshëm ekonomik, statusi i dhomës ballkanike të bujqësisë, konventën e bashkëpunimit ballkanik në kërkimet bujqësore dhe agronomike, si dhe në zhvillimin e fondit të kredisë për bujqësinë. Madje, delegacioni turk, dhe ishte pikërisht Ibragim Fazil Beu që propozoi në Konferencën e III, krijimin e bashkimit monetar të vendeve të Ballkanit, i cili padyshim ishte niveli më i lartë bashkëpunimit ekonomik, por radikal për stadin zhvillimor të vendeve ballkanike të kohës.

Dështimi i kësaj iniciative tregoi që pa harmonizim politik, çdo përpjekje për të bashkuar vendet e Ballkanit qoftë në baza ekonomike ashtu edhe në ato kulturore, ishin të kota. Për tepër nga pikëpamja ekonomike, vendet e Ballkanit ishin politikisht edhe ekonomikisht të ndërvarura nga ekonomitë e ndryshme europiane.

Serbia nuk pyet për kërcenimet e Ramës “për ngrirjen” e Ballkanit të Hapur . ballkani i hapur ja arriti qellimit për Serbinë. Edhe pse nuk ka asnjë rezultat ekonomik të prekshëm, Ballkani i hapur arriti të largojë Tiranën nga Prishtina , thjesht duke ushqyer protagonizmin personal te Rames .

A.Papanastasiou po të ishte sot gjallë do të ishte duke qeshur me deklaratat edhe papjekurinë politike të Tiranës .

Share: