Home KRYESORE Rreth konceptit të pronësisë, trashigimisë dhe individit

Rreth konceptit të pronësisë, trashigimisë dhe individit

Nga Artur Beu

Reflektoj shumë rreth konceptit të pronësisë.

Në të vërtetë kjo e pronësisë mendoj se është zanafilla e më shumë se gjysmës së problemeve të botës.

Pronë e kujt është kjo, kush e ka ndërtuar e kush e ka zotëruar etj., etj.. Ka një fakt që nuk e luan topi. Asnjë nuk e merr pronën me vete. Asnjë nuk është i lirë në botë të mos paguaj për pronën që ka. Të paguaj taksa e të paguaj kur e blen, kur e trashëgon madje edhe kur e dhuron.

Lufta nis gjithnjë nga çeshtje pronësie. Imja, jotja, e tyre, e jona e kështu…

Kam patur skepticizëm rreth konceptit tjetër të lidhur me atë të pronësisë, trashëgimisë. Të trashëgosh pa mund mendoj se është gabim. Të trashëgosh sepse yt atë apo jot ëmë kanë qenë punëtorë të mirë e kursimtarë të mirë, nuk të jep asnjë të drejtë morale pronësie, përveç kënaqësisë së të zotërit të një gjëje pa asnjë mund.

Prona e trashëguar do të jetë gjithnjë e destinuar të shkatërrohet, sepse ata/ato që e marrin falas nuk ja dijnë vlerën e vërtetë dhe nëse janë më shumë se një do kenë probleme mes tyre.

Mendoj se ka shumë për të thënë rreth pronësisë dhe duhet reflektuar që të mos përsërisim gabime që na kushtojnë shumë.

Pronësia nuk duhet të jetë qëllimi në jetë, por thjesht një mjet për të kaluar kohën në shoqërinë e atyre që të duan e i do. Natyrisht që nuk është e thjeshtë, sepse historia ka treguar se dikush me forcë kërkon të të marrë pronën dhe kjo gjeneron luftë, por ceshtja është që të gjithë duhet të edukohen se prona e tjetrit është thjesht një mjet dhe nuk mund të merret pa pagesë.

Pabarazia nuk mendoj se është justifikimi i gjenerimit të luftës. Mosedukimi po. Padituria po.
Nejse, mendime të mëngjesit janë…

Një ditë të mbarë të gjithëve!

Share: