Kapiten Artur Meçollari thotë se goditja e territorit rus nga ushtria ukrainase, ndryshon dinamikën e luftës.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Meçollari u shpreh se do të ketë pasoja, në moralin e popullit dhe të ushtrisë ruse.
Sipas tij, do të ketë zhvendosje të luftës, teksa shtoi se shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg rikonfirmoi dakordësinë në parim të vendeve anëtare, për anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake.
“Goditja e territorit rus ndryshon të gjithë dinamikën e luftës, pasi deri tani, territor lufte ka qenë vetëm Ukraina, por tani ka qenë edhe Rusia. Por kjo ka pasoja, në moralin e popullit dhe të ushtrisë ruse. Njëkohësisht, kjo zhvendos edhe frontin e luftës, pasi përpjekjet kryesore të ushtrisë ruse do të jenë në mbrojtjen e popullsisë të tyre, territoreve të tyre, infrastrukturës dhe do të ketë një lloj zhvendosje nga territoret e pushtuara. Kjo do të thotë që, nga pikëpamja e opracionit luftarak kemi një zhvillim të ri, një zhvendosje fizike të luftimeve.
Atë e ka thënë më parë që objektivi i Ukrainës është çlirimi i të gjithave territoreve, objektivi i dytë është Rusia nuk do të jetë më kërcënim për fqinjët e saj. Ai konfirmoi që vendet e NATO-s kanë rëndë dakord që Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s. Kjo është dakordësi në parim”, theksoi ai.
Të dhënat thonë që Putini gëzon ende një popullaritet të madh në Rusi dhe narrativa që ai ka ngritur, patriotizmi, kërcënimi që përballet Rusia me mobilizim të të gjithë Perëndimit të rreshtuar pas Ukrainbës, ka ndikuar në popullin rus dhe nuk ka çuar në atë që Perëndimi priste, që populli do ngrohej kundër Putinit”, theksoi ajo.
Kolonel Çlirim Toçi thotë se gjëja e parë që Rusia duhet të bëjë pas sulmeve në territorin e saj, është mbrojtja dhe monitorimi i kufirit me Ukrainën.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja”, Toci u shpreh se Rusia nuk e ka bërë diçka të tillë, për arsye të mungesës së njerëzve dhe të pajisjeve.
“Gjëja e parë që Federata Ruse duhet të bëjë, të mbrojë dhe të monitorojë kufirin, të cilën nuk e bën për arsye të mungesës së njerëzve dhe të pajisjeve. E dyta, duhet të ketë një koordinim më të sinkronizuar të komandave, që ndodhen në Ukrainë dhe territorin e Federatës Ruse.
Ky sinkornizim nuk mungon, është një nga elementët më të dobët, që ka ndodhur që nga fillimi i liftës që në shkurt të vitit të kaluar. E treta, burimet njerëore, për momentin janë të konsumuara. Një nga vendet, është Bakhmuti ku janë konsumuar burimet njerëzore, municione, këto Rusia për momentin nuk i ka”, theksoi ai.
Ekspertja Enika Abazi tha se presidenti rus, Vladimir Putin do i përdorë suolmet në territorin e Rusisë, si argument për të përshpejtuar mobilizimin ushtarak.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja”, Abazi u shpreh se Putini ende gëzon një popullaritet të madh në Rusi.
“Këto sulmet në territorin rus, do të japin një argument Putinit që të përshpejtojë me sukses mobilizimin ushtarak, sepse popullsia duke u ndjerë e rrezikuar, atëherë do të mobilizohet për mbrojtjen e atdheut. Deri tani, nuk ka pasur luftë në territorin evropian, nuk janë vrarë bij të Francës, Gjermanisë, Zvicrës dhe popullsia pranon me kënaqësi që të paguajë financiarisht, në mënyrë që të zgjidhet një problem që tashmë në Evropë është bërë një problematikë, siç është sulmimi i një territori të huaj.
Pjesa e II-të e emisionit “Lufta dhe Paqja” e Artur Zhejit, analizoi situatën e krijuar në veriun e Kosovës, lidhur me protestat e dhunshme të serbëve lokalë, pas zgjedhjeve vendore në katër komunat ku serbër janë shumicë.
Pyetjes së Zhejit drejtuar gazetares së ftuar Linda Karadaku nëse kjo situatë po vë në rrezik poltronën kryeministrore të Albin Kurtit, pasi në Moldavi u përzgjodh presidentja Vjosa Osmani për bisedime nga presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelari gjerman Scholz, Karadaku u përgjigj se kjo është e pritshme, pasi në zgjedhjet e përgjithshme Vjosa Osmani u votua më shumë se Kurt.
Në situatën aktuale, ndërkombëtarët janë duke u përpjekur të gjejnë një bashkëbisedues tjetër dhe Vjosa Osmani e ka tagrin për të bërë këto bisedime.
Osmani dhe Vuçiç u takuan në Moldavi në prani të Macron, Scholz dhe Borell, pavarësisht se nuk pati një rezultat, nga ndërkombëtarët pati një kërkesë eksplicite për të mbajtur zgjedhje të reja në katër komunat në veri të Kosovës. Presidentja Osmani është dakort me këtë kërkesë të Francës dhe Gjermanisë, tha Karadaku.
Zheji: Duket se dyshja Scholz dhe Macron duan ti japin këtë “dhuratë” Osmanit, e cila del e moderuar në sytë e tyre. Mund të ketë një “tradhëti” (ndaj Kurtit), dhe a mud të ketë Vjosa Osmani “momentumin” e vet politik, nga ku mund të dalë më vonë si një kryeministre e Kosovës?
Karadaku: Ndoshta jo si një kryeministre e re, por absolutish Osmani po jeton “momentumin” e vet politik dhe ka treguar nje qëndrueshmëri të madhe.
Meçollari: Pavarësisht situatës Vjosa Osmani ka qënë më e tërhequr në deklarata.
360grade.al