Home KRYESORE Vdekja nga mungesa e oksigjenit: Ja çfarë ndodh në trup

Vdekja nga mungesa e oksigjenit: Ja çfarë ndodh në trup


Nga Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë

Vdekja nga mungesa e oksigjenit, është një proces fiziologjik i cili mund zgjat shumë, deri të humbja e fuksionit jetësor.

Duke pasur parasysh nendetëset e fundosura por edhe ate të javës se fundit në Atlantik, që mendohet fundosja e saj, është komplet e qartë se si mungesa e oksigjenit ndikon në organizëm duke shkaktuar një vdekje tepër të mundimshme dhe të zvaritur.
Nëse ka mungesë oksigjeni për një periudhë më të gjatë kohore, ekziston rreziku i dëmtimit trunor dhe fizik i cili është i pakthyeshëm (Ireversibel).

Në mënyrë tipike, ajri përmban rreth 21 përqind oksigjen (O2) në vëllim të përgjithshëm. Nëse proporcioni i dioksidit të karbonit rritet, ai i O2 zvogëlohet. “Nëse përmbajtja e oksigjenit bie nën 15 për qind në vëllim, performanca fizike dhe mendore zvogëlohet gjithnjë e më shumë,” Këtë fenomen fiziologjik mund ta spjegoj shume lehtë: “Procesi kërkon një kohë të gjatë sepse oksigjeni zbrazet ngadalë dhe CO2 shtesë prodhohet përmes frymëmarrjes.”

Megjithëse aparatura e zhytësve dhe nëndetëset kanë filtra të dioksidit të karbonit për të mbledhur gazin, pra “Nëse kapaciteti i filtrit të dioksidit të karbonit shterohet, atëherë dioksidi i karbonit rritet.”
Nëse ka mungesë oksigjeni, ekziston rreziku i dëmtimit të pakthyeshëm

Me mungesë të shtuar të oksigjenit shfaqen dhimbje koke, të përziera, të vjella, lodhje, por edhe gulçim, konfuzion, marramendje dhe përgjumje deri në apati. “Simptomat e mungesës së oksigjenit, veçanërisht gulçimi, mund të jenë shumë torturuese dhe të pakëndshme. Në këtë aspekt, nuk do të flisja për një vdekje të lehtë.”

Sa shpejt përdoret oksigjeni varet shumë nga frymëmarrja dhe aktiviteti i njerëzve në bord. Në gjumë, konsumi është shumë më i ulët se sa me aktivitet të vrullshëm ose panik. Me Nëndetëse, ekziston edhe fakti që mund të jetë në thellësi shumë ftohtë. Nëse brenda “Titan” është edhe ftohtë, personat në bord mund të kenë rritur konsumin e oksigjenit për shkak të dridhjeve të muskujve.

Sipas fiziologjis së organizmit, organi që dëmtohet më shpejt nga mungesa e oksigjenit është truri. Edhe nëse një shpëtim ndodh në gjendje të pavetëdijes, ekziston rreziku i dëmtimit të pakthyeshëm neurologjik. Administrimi në kohë i oksigjenit mund të parandalojë dëmtime të rënda në raste individuale.

Oksigjeni është jetik për prodhimin e energjisë në qeliza, e ashtuquajtura frymëmarrje qelizore, “Pa furnizim të mjaftueshëm me oksigjen, qelizat dëmtohen.”

“Në historinë e nëndetëseve të fundosura, më shumë njerëz kanë vdekur sesa kanë mbijetuar”. Vdekja e tyre ka faza të ndryshme: “Në fillim këta persona përpiqen të zgjidhin problemet mekanike. Pason një fazë më e qetë e heshtjes së tensionuar dhe reflektimit.” Më pas shfaqen simptomat e parat ë mungesës së Oksigjenit, më vonë humbja e vetëdijes dhe vdekja.

Nëse ky fenomen ndodhë në rast fatkeqësie edhe mund të jetë nje fat i pranueshëm por nëse me qëllim kërkohet një avantur adrenaline e përmbushur me rreziqe jetësore, athere duhet dyshuar se një histori e javës së fundit e pezentuar popullatës botërore i përgjigjet realitetit apo është vetem një prall me qëllime, për ne të panjohura.

Share: