Home KRYESORE Arben Ahmetajt i hiqet imuniteti, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Arben Ahmetajt i hiqet imuniteti, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 117 vota pro dhe 3 abstenime kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Përmes një statusi në rrjetet sociale në Twitter, ai shkruan se pasditen e sotme në orën 18:30 do t’i drejtohet publikut lidhur me vendimin e sotëm në Kuvend.

“Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”, shkruan Rama në Twitter.

Me votimin e bërë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që i hap rrugën arrestimit dhe kontrollit të banesës së Arben Ahmetaj. Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka ishin 3 deputetët të cilët abstenuan në votim.

Arben Ahmetaj po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./Opinion.al

Share: