Home KRYESORE “Do ta çojmë në të s’ëmës”, Ahmetaj ‘zbërthen’ mesazhet e forumeve të...

“Do ta çojmë në të s’ëmës”, Ahmetaj ‘zbërthen’ mesazhet e forumeve të partisë 

Prokuroria e Posaçme (SPAK) tashmë e ka rrugën e hapur për të arrestuar ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj. Kuvendi votoi me 117 vota pro zhveshjen e Ahmetajt nga imuniteti.

Në postimin e bërë në Facebook, pak para nisjes së seancës së posaçme në Kuvend, Ahmetaj bëri një reagim në Facebook. Përpos shfajësimit që bëri në sytë e publikut për akzuat e ngritura ndaj tij, ish-zv.kryeministri i drejtoi disa akuza edhe kolegëve socialistë.

Ahmetaj shkruan se në një nga mbledhjet e partisë është thënë se “do ta çojnë të së ëmës”, e një tjetër se “e duan në burg”.

“E kam perjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie “se do ikja në të s’ëmës”, habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët” ( së bashku me ata që më duan të vdekur, sic tha Fevziu në Opinion përpara disa muajsh), promovuan mercenarët të shërbenin kundër meje, “marrjen peng” të bashkëjeteueses time dhe ish-bashkëshortes time…”, shkroi Ahmetaj në Facebook./politiko.al