Home KRYESORE Duhet të ndryshoj statura e policit dhe zona ku shërben…

Duhet të ndryshoj statura e policit dhe zona ku shërben…

Nga Fejzo Subashi.

Ndrshimi i situatës se Krujës dhe jo vetëm, nuk ndryshon vetëm me ndryshimin e drejtuesit dhe të ministrit, por të policit dhe policisë së zonës…

Nuk doja të shkarkohej nga posti Blendi Çuçi, as nuk jam kundra emërimit të Taulant Ballës, pasi është e drejtë legjitime e Kryeministrit dhe maxhorancës që ka marrë besimin e votuesit. As për përgjegjësi drastike ndaj drejtuesve kryesor të policisë.

Jo se nuk kanë përgjegjësi, por se nuk zgjidhim dot gjë, aq më pak të ndryshojmë diçka. Arsye pse jemi në këtë situat nuk është vetëm e drejtuesve të policisë, apo e ministrit.

Unë gjykoj se duhen ndërruar, ndryshuar dhe lëvizur policët që inspektojnë, kqyrin dhe kanë kontakte dhe mundësin direkt me komunitetin.

Në Krujë plasi, por situata është e tillë në gjithë Shqipërinë. Policat nspektorë të zonës janë shkaku dhe pasoja. Është e pa mundur që dhe vetë Rama të verë shef Komisariati, se Drejtor jo që jo, nuk mund të bëjë dot gjë, apo të ndryshojë situatën, nëse nuk dyshojnë themelet e këtij institucioni.

Themelet e policisë janë inspektorët, policët e bazës dhe të terrenit.

Policët e terrenit dhe sidomos inspektorët duhet të ndryshohen dhe të kalojnë në zona ku nuk kanë as edhe një lidhje me komuniteti, me biznesin e tyre .

Me braktisjen e zonave , ka mbetur një numur i vogël popullsie dhe inspektori, patrulla , polici është familjarizuar me ata dhe as detyrën nuk bën dotë, asë kriminelin se largon dot nga familja. Për ata më përpara është detyrimi dhe përgjegjësia ndaj keqbërësit, kriminelit, shkelësit të ligjit, sesa detyrimi ndaj statusit të policit dhe pagesës.

Mund të bësh dhe të marrësh çfarë mase e veprim të duash, por ata nuk ndryshojnë dotë as praktik, as medotik, nuk kryejnë dhe nuk bëjnë as një veprim ndryshe nga ajo deri më sot, sepse ndryshon shefin e komisariatit, drejtorin e policisë, apo edhe ministrin.

Nuk është vetëm në Krujë kjo situatë, apo në një zonë ku resurset janë dhe kanë tjetër prurje, por dhe në Ballabanin e Këlcyrës, ku zor se e di njeri ku bje.
Çfarë të bëjë polici apo inspektori në këto raste e situata thoni ju? Të ndeshet me keqbërësit, shkelësit e ligjit, me të fortët e zonës! Jo jo nuk e bën këtë, pasi ai I ka bashkëfshatar, të afërm, për dit e për natë për mirë e për keq.

Nëse polici bën si duhet detyrën dhe nuk i toleron, nuk i jep informacion, ta harrojë që ata të shkojnë me te kafja e policit. Nuk i shkojnë kurrë familjarisht në supermaketin e familjes së policit. Nuk i japin djath, jo që polici të shesi te dyqani, po as të hajë. Gruaja dhe fëmijët policit , nuk i kërkojnë llogari a kape shkelësin e ligjit në dark , por i duan lekë, vezë, qumësht dhe mishin.

Polici nuk pushton dot tok pa ndihmën e tyre. Nuk hap dotë rrugën ku do dhe ku i duhet. Policit nuk i jep njeri mish për ditlindjet e tija apo të shefave të dijë. Ai (policisë inspektori), ata ka për dit e për nat, jo ata që venë një herë në tre muaj apo më keq në vit.

Ndaj ndryshimi nuk duhet filluar vetëm me ndryshim e ministrit, po të policit. Më ndryshimin e zonës së shërbimit, staturës dhe performancës së policit.

As rroga, as teknologjia, as masat, as ndryshimet ligjore, as sikur të ndryshojmë të gjithë drejtuesit dhe Qeverinë nuk ndryshojmë dotë gjë, po nuk ndryshuam staturën, vendin e shërbimit të policit dhe inspektorit të zonave, ku mos të kenë as një lidhje farefisnore, gjaku, biznesi .
9 Korrik 2023
Fejzo SUBASHI.

Share: