Home KRYESORE Dy firmat e Pampurit edhe historia e policit bullgar.

Dy firmat e Pampurit edhe historia e policit bullgar.

Nga Irena Beqiraj

Deputetja Pampuri tha se – “firma është përsëritur gabimisht për shkak të një keqkuptimi mbi shkresat e ndryshme që u nënshkruan atë ditë”

Po ka mundësi të ndodhë edhe kjo ! Kështu i ndodhi edhe policit bullgar i cili ndaloi djalin e Presidentit teksa ecte me shpejtësi në autostradë .

Sipas ligjit bullgar të asaj kohe, për cdo shkelje të rregullave të qarkullimit polici në patentë të hapte një vrimë .Nëse behëshin tre , individit i hiqej e drejta të drejtonte mjetin .

Polici pa u menduar dy herë kërkoi patentën edhe hapi vriminën në patentën e djalit , i cili filloi të ulërinte -Po c’bën kështu ! Lexoje emrin tim! Jam djali i Presidentit .
C’të bënte polici i shkretë?! Nxorri stilolapsin edhe shkroi mbi patentë -“Kjo vrimë nuk është vrimë ! “

Kështu ndodh kur për të kryer me zell “detyrën” firmos pa u kujdesur në cfarë shkrese e hedh firmën !

Apo jo znj. Pampuri ? Besoj këtë keni dashur të thoni me shpjegimin tuaj ?!

Fare mos kërkoni ndjesë ! Fundja ,ju e dini që këto janë testet për tu bërë në të ardhmen ministre edhe ju po i kaloni si një studente e shkëlqyer ato !

Share: