Edicioni special I “Lufta dhe Paqja” nga Artur Zheji, u fokusua mbi armët e përdorura në luftën në Ukrainë, tek forcat ushtarake të përdorura në mbrojtjen e Ukrainës, e cila po rezulton gjithmonë e më shumë si mbrojtja e qytetërimit, demokracisë dhe një sitemi më të qëndrueshëm vlerash.
Në këtë këndvështrim, emisioni është fokusuar mbi forcën dhe dominimin e flotave detare.
Kapiten Artur Mecollari, shpjegoi se gjeografia botërore, përcakton edhe politikat detare: 70% e siperfaqes së globit është det dhe 90% e tregëtisë botërore kryhet nëpërmjet detit, ku 70% e ketij trafiku kalon nëpërmjet 7 ngushticave detare me një vlerë strategjike.
Beteja për dominimin e Botës fillon nga beteja për dominimin e kundërshtarit. Gjatë Luftës së Ftohtë përpjekja kryesore e NATOS ishte përballja me flotën ruse, ndërsa në kohët e sotme vihet re një fuqizim I Kinës, e cila nuk mund të injorohet.
Në pjesën e dytë të emisionit u trajtua rëndësia gjeopolitike dhe ushtarake e Detit të Kinës Jugore . Kapiten Mecollari shpjegoi se rëndësia e kësaj zone gjeografike vjen për shkak të pretendimeve të tepruara të Kinës në zotërimin e këtij deti.
Flota e Kinës përmban 3 aeroplanmbajtëse, destroyer, fregata dhe rreth 400 anije në total, tha Mecollari.
Pyetjes së Zhejit se çdarë nënkupton rritja I flotës kineze dhe investimi I madh që është bërë për forcimin e saj, Mecollari tregoi se ëshë investuar shumë (duke patur parasysh që një aeroplanmbajtëse amerikane kushton rreth 15 miliardë dollar), por probelemi I flotës së Kinës është operacional, pasi nuk kanë baza jashtë vendit të tyre.
Mangësia e Kinës, shpjegoi Mecollari është që s’mund të përdorë një flotë detare në distanca të mëdha, ndërsa SHBA e kanë këtë mudnësi nëpërmjet Flotës së VII-të
Zheji kujtoi se Flota e VII-të amerikane ka qënë e famshme në kohën e propagandës komuniste dhe Luftës së Vietnamit. Ndërsa sot kjo flotë ka një rol eikulibrues në lidhje me flotat ruse, kineze, koreano veriore, dhe pretenideme për zotërimin e oqeanit Paqësor.
Rëndësia e nëndetseve në ditët e sotme sidomos e atyre me armë balisitke, është për shkurajim e kundërshtarit, por ka edhe nëndetë me karakter taktik, të cilat kanë silura për të gjuajtur pikërisht ato me armë balistke të kundërshtarit, ose për të gjuajtur objektivat në tokë dhe det.
Pyetjes se Zhejit se pse duhet të përdoren nëndetëset dhe jo anijet mbi ujë, Mecollari e shpjegoi se në thellësitë 300 metra nëndetësja është praktikisht e padukshme dhe thelbi I luftës është befasia e tyre.
360grade.al