Home Gjeo-Ekonomia Goditja e Odesës shantazh botëror i ushqimit!

Goditja e Odesës shantazh botëror i ushqimit!

Nga Korab Blakaj

Tri komponente detërminuese për të mbajtur botën nën kontroll ishin dhe mbetën ; ushqimi, energjia dhe paraja.

Gjeniu vizionar dhe largpamës Henry Kissinger qysh në vitin 1970 përveç energjisë e identifikoi ushqimin si një nga tre mekanizmat kryesorë që mund të përdoret për të imponuar kontroll dhe siguruar mbarëvajtje rendit ekzistues botëror.

„Kush kontrollon furnizimin me ushqim, kontrollon njerëzit; kush kontrollon energjinë mund të kontrollojë kontinente të tëra; kush kontrollon paratë mund të kontrollojë botën.”

*Furnizimin global me energji dekaden e fundit po diversifikohet dhe po e humb dimenzionin imponues që kishte.

  • Kontrolli i parave po del nga rregulli rigoroz i vendosur menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore!
  • Kontrolli mbi burimet ushqimore në botë është shtylla e fundit dhe më e rëndësishmja për ta ruajtur rendin ekzistues dhe primatin gjeostrategjik,gjeopolitik , kulturor, social, teknologjik etj.
    -Lufta në Ukrainë , eksportuesja e tretë e grurit në rang botëror , me të gjitha komponentet e saj duhet të shihet dhe definohet edhe përmes prizmës së kontrollit të resurseve ushqimore.

Goditja e Odeses me armë nga bombardues strategjik rusë , raketa të sistemit Caliber dhe atij Oniks, me një zjarr të panjohur deri me tani, ka bërë që e tërë infrastruktura e saj të kthehet në gërmadha !

Rusia, duke u balladaquar me moralin e rënë në fushëbetejë ,“ me mungesën e armëve moderne „, me ndihmat e mëdha të përendimit për Ukrainën, shtuar këtyre edhe braktisjen diskrete të aleatëve të saj si Turqia dhe Kina, vendosi të dalë nga Marrëveshja e Eksportit të Grurit Ukrainas, me synime tepër të qarta:

*Ajo dëshiron ta dënojë Ukrainen.
*T‘i bëjë të mendojnë vendet e Botës së Tretë mbi fuqinë e saj të kontrollit mbi hambarët e drithit.

  • Të shantazhojë përëndimin për ta ndaluar ndihmen ndaj Ukrainës, dhe
  • Të shkojë drejtë marrëveshjes së paqës me kushtet që ajo do t‘i diktojë!

Sido që të zhvillohen ngjarjët, Europën do ta godasë valë e re e rritjës së qmimeve e cila mund ta trondisë terë zingjirin e furnizimeve!
Shqetësuese është sidomos gjendja e Republikave shqiptare të cilat fatkeqësisht as këtë vit nuk i përmbushin as për së afermi nevojat e tyre me grurë dhe drithëra të tjera!

Share: