Nga Fejzo Subashi.
Të nderuar. Ju keni në dorë, jo vetëm fatet dhe të ardhmen e vendit tuaj, por dhe të familjes së madhe Evropiane. Fatkeqësisht, apo fatmirësisht, ku vështirë e kam nga të anoj, ju keni në dorë edhe fatin e Vendit, e sidomos Kombit tim të ndarë. Një gabim juaj sado i vogël qoftë, sjellë pasoja madhore për sot dhe nesër, ku vështir se edhe një shekull e rregullon. Nuk e them këtë në tym dhe hava, pa arsye dhe pa shkak, por me faktet kokëforta, ku vetëm ne e dimë çfarë kemi heq e çfarë kemi vuajt, ku shekuj kemi e prapë nuk gjejmë derman. Ndoshta edhe neve kemi ndonjë faj, por aman, për atë Zot që është atje lart, këtë kusur e kemi falë gabimeve dhe vendimeve të etërve tuaj.
Ne, Kombi Shqiptar, as kurrkujt nuk i kemi faj, as mizës nuk i kemi bërë keq, aq më pak që një vend tjetër ta kemi sulmuar, pushtuar , ku me forcë ti kemi marrë pasurinë, dinjitetin, apo më keq ti kemi mohuar lirinë dhe pavarësinë. Jo që nuk e kemi bërë këtë, por pa shkak dhe arsye, kemi shekuj që na dhunojnë, na përdhosin, na gjakosin. ku sillen me Kombin ton sikur ta kishit motër “prostitutë”, apo nja motar që ua kishte sjellë nëna nga pas me tjetër burrë, ku mund të bësh me të si do e çfarë do, ku do dhe kur do.
Boll borxh na e keni bërë dhe mjaftë në qaf na keni rënë. Ndoshta kemi edhe neve ndonjë gabim se; ne me rregulla e ju me marifete. Ne u caktojmë krushq dhe kryekrushk, ju silleni si matrapaz e hajdut. Ne me sandarte e ju me skandale. Ne me besë e ju me tradhti. Ne me zakon e kanun, ju me forcë e me hu. Ne me apo pa faj, ju falim për herë dhe jo pak, ndërsa ju vetëm të drejtë kini, kurse ne vetëm hamë dajak.
Ne u themi shëndet, ju na përgjigjeni plaç. Ne mundohemi të sillemi me kulturë dhe edukate, ju na thoni injorant. Ju na thoni bëni kështu, pastaj na vini sanksione pse e bëtë ashtu. Tani bindem pse populli im i ka lapidar shprehje: “Të mbaj në krah, më thuaj më vrave. Të zbres nga krahu, më thoni u lodhëm” : “Hipë se të vrava, zbrit se të vrava” . Nga t’ia mbajmë!? Si t’ia bëjmë!?
Të nderuar. Hallin e kam më shumë për gjysmën e Kombit tim. Për të lashtë Dardani, pavarësisht se emrin Kosovë e ka tani. Vajza ime do të jetë krenare që e ka atë shtetësi.
Nëpërmjet kësaj letre kërkoj të bëni mirë dhe shumë mirë misionin tuaj, ku Kosova dhe Kombi imë, të mos vazhdoj më tutje të ketë fatkeqësi, ku fatkeqësisht shkakun e ka vetëm pse vendimet e saj kanë mbetur në dorën tuaj.
Para njëzet e pesë vitesh thamë: “se u bënë dy ditë bashkë ” dhe kusuret mbaruan. Mbas gjithë ati gjaku, prej shekuj derdhur si lumë, me të cilin nuk lamë metër katrore tokë pa larë, ku mijëra bij e bija nuk dihet ku janë, ku vështirë të kenë edhe varr, ju më në fund na uruat dhe thatë:
-Ta gëzoni lirin dhe pavarësinë tuaj. Rezolutat ju i bëtë dhe kufijtë si deshët i caktuat. Nuk bëtë as të duhurën, as më të mirën, ndoshta bëtë më të mundshmen, por aman rregulluat goxha nga ajo që gallamosën e shkretosën etërit tuaj.
Plagët vunë kore, por nuk u shëruan, sikur dhimbjet na u lehtësuan. Si i Ju dhe ne më duket se harruam e ndoshta nga që ndërruam shekujt, menduam se shejtanët flenë, mazalla në çdo krah qofshin ata zgjuar gjithnjë janë….
.Po more të nderuar, si shejtan që janë atë që thonë tani se thonë pastaj, pale që marrëveshje nuk mbajnë. Më ta o të nderuar vështirë të bësh pazar, se për politik dhe marrëdhënie as që behtë fjalë. Ende pa u tharë mirë boja e marrëveshjes, ata fillojnë të njëjtin avazi, si dikur e shekuj më par.
Pavarësisht kufijve të vendosur me të shkruara, ai vendos dhe bën si do, ku do dhe jo ku i thonë, apo çfarë shkruan.
Kështu është kur beson shumë e si vë kufij tamam të thana, ai ta bënë topin mu në të shkruara. Pale nëse ke frik dhe mendon se më të mirë ja ha kokën, ai dhe ju u vë përpara. Falë vendimeve tuaja fillojnë dhe përsëriten historitë nga e para. Përsëri na thoni “hesht Ju se na keni ne”…. Ne përsëri të njëjtin avaz, me sy e vesh, besë dhe shpresë nga e madhërishmja BE.
Situata vazhdon njësoj si në dasme dhe në vaj, të njëjti njerëz, krushq, dhëndëri dhe nuse, e njëjta muzikë, fatkeqësisht i njëjti mort. Në të tilla raste tjetër është ai që ka fajin dhe tjetër është ai që ndëshkohet, absolutisht nuk mund të bëjë vaki të jenë njësoj. Kur nuk e ndan dot si duhet shapin nga sheqeri, fillojmë nga negociatat. Urime dhe na vaftë mbarë, mbase kësaj radhe del edhe tym i bardhë, por:
Të nderuar ligjvënës dhe qeveritar Evropian, mos na sillni negociator që nuk na duan. Që në gen dhe karakter e kanë të shkruar se e urrejnë nocionin liri dhe pavarësi, a mund ta duan këta lirinë dhe pavarësinë e Kosovën: kurrsesi
Ata mund të negociojnë për të ndërruar, pasi më kollaj mund të ndërrojnë; dashnoret, fëmijët dhe gruan, por kurrë idenë, karakterin dhe shpirtin katran.
Pse jo! Ndoshta edhe ju duhet të ndryshoni strategji, metodik në të bërë jo vetëm pazare, por edhe politik.
Sa do e bukur të jetë një muzikë, është e tmerrshme kur i bie në të njëjtën vrimë.
Sa do bukur ta kërceni një valle, të bezdis pa masë kur ka të njëjtat saze dhe avaze.
Absolutisht që ju vendosni, por na pyesni bre burra dhe gra njëherë edhe ne, se a na dhëmb ku na godisni dhe ajo që na shponi?!
Nuk na bezdisni që kërkoni, qofshin këto dhe qiqra në hell, po të paktën mos na kërkoni të shkojmë në planetët që ju imagjinoni.
Edi që do më thoni : ” Mirë gjarpri shtrihet si do e nga do, por edhe nuk shejtan që për bela as dit as natë nuk rri rrinë rehat”..
E di dhe këtë hall, ndaj ju thash duhet ndryshuar gjithçka për mirë dhe mbarë nëse ju jeni dhe doni të bëni politikën e moralit, jo të interesit dhe të pazarit. Faleminderit, me shpresën se kërkesa ime dhe zëri i Kosovës së lirë e të pa varur do dëgjohet dhe respektohet si i barabartë mes të barabartëve në shekullin njëzet e dy, nga ligjvënësit, aktorët dhe faktorët e Bashkimit Evropiane.
Nga Fejzo Subashi.