Home Gjeo-Ekonomia HIQE KËMBËN NGA AVIONI DHE KALO NË RRUGËN E KOMBIT – DREJT...

HIQE KËMBËN NGA AVIONI DHE KALO NË RRUGËN E KOMBIT – DREJT PRISHTINËS!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama,

Nëse nuk ka kurajo qytetare t’i kërkojë falje Kosovës dhe popullit të saj dhe nëse nuk shkon në Prishtinë të ulet vllazërisht me politiikanët atje, përherë do të dështojë në nismat e tij politike e diplomatike.

Kështu më në fund arriti të pranojë deshtimin e plotë të nismës së “Ballkanit të Hapur”, një intrigë politike e nxitur nga Lindja.

Propozimi i tij për “një konferencë ndërkombëtare” drejtuar BE dhe SHBA-ve nuk ka vlerë, sepse këto nisma janë konsumuar edhe më parë.

Politika e BE dhe Edi Rama do të dështojnë sa herë që nuk do të mbajnë qëndrim të prerë parimor kundër politikës destabilizuese dhe orekseve të Serbisë në rajon, për aq kohë sa Serbia nuk do të pranojë sanksionet kundër Rusisë.

Kjo duhet kërkuar Vucicit dhe jo vertikalizimi politik ekzekutiv brenda një shteti të paravur si Kosova.
Kryeministri shqiptar duhet ta kuptojë se do të jetë një dështak arrogant, sa herë që nuk do të jetë pranë interesave të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Me sa kuptohet, atij nuk i behet vonë për Kosovën dhe Shqipërinë, por të pastrojë lëkurën e tij të korruptuar.

Paternalizmi i tij mbi Prishtinën është arrogancë.
Akti i vetëm që mund të ndryshojë disi imazhin e tij politik, është vetëm Rruga e Kombit drejt Prishtinës, ulja vllazërisht me Albinin, Vjosën dhe politikanët e tjerë dhe pozicionimi korrekt dhe parimor ndaj politikës destabilizuese të Serbisë.

Kjo është një thirrje vllazërore për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Shqipëria dhe Kosova këtu do të jenë dhe do t’ia dalin të mbijetojnë edhe pa Ramën dhe Kurtin.

Mos u jepni shkas antishqiptarëve shpellarë dhe të tjerëve misionarë që nuk e duan prosperitetin shqiptar.

Nga përcarja politike shqiptare ata kanë nxjerrë kokën dhe po shqyejnë gojën duke vjellë vrer mbi interesat kombëtare.

Uluni vllazërisht për të ruajtur shtetformimin në Kosovë dhe për të forcuar unitetin kombëtar.

E keni detyrim me Kushtetutën e Shqipërisë.
Mjaft me hunden përpjete ndaj njeri – tjetrit.
Kosova më shumë se kurrë sot ka nevojë për mbështetjen dhe kontributin tuaj.

Kjo ështe thirrje nga popullit që me dhimbje duron papërgjegjshnerinë tuaj politike e kombëtare.

Shpresoj në mirëkuptimin Tuaj.

Hyzri Salihu
Prishtinë 2 korrik 2023

Share: