Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Christian Rigano, i cili njihet si një prej bomberave të Seria B dhe A, ka përfunduar duke punuar si murator.
Sulmuesi që luajti me fanellën vjollce nga viti 2002 deri në vitin 2005, edhe pse ka shënuar mbi 300 gola në 520 në futbollin italian, mbeti gjithmonë djali punëtor nga Lipari.
Tashmë që i është rikthyer punës së krahut, ai tregon se punonte gjithë ditën dhe në mbrëmje shkonte në stërvitje kur ishte i ri, derisa, një ditë, ëndrra e tij për t’u bërë futbollist profesionit u realizua.
“Isha në Taranto. Giovanni Galli më telefonoi, duke më kërkuar të shkoja te Fiorentina, e cila kishte përfunduar në C2 pas falimentimit të Ceçhi Gori. Në telefonatën e parë mendova se ishte një shaka”, ka zbuluar Rigano.
Pasi gazetarët e takuan rastësisht në një kantier ndërtimi në Firence, ku po ngrinte një mur guri në Ponte Veçhio mes temperaturave ekstremisht të larta, ai ka treguar si ndryshoi jeta pasi mbylli karrierën.
Ai është akoma një djalë trupmadh, por tani me rrobat e lyera me llaç dhe në duar mban një çekiç dhe daltë.
“Po, jam unë Christian Riganò. Dy gjëra di të bëj në jetë, gola dhe mure. Kështu, pasi ndalova së luajturi, iu riktheva punës së muratorit. Më pëlqen dhe jam krenar për këtë që bëj”, është shprehur ai duke buzëqeshur.
Në një mur në Firence sakaq, ende shkruhet: “Zoti fal, Riga-jo!“.
Bomberi mendon për këtë dhe buzëqesh me krenari. Sot ai jeton në Campo di Marte dhe është një personazh shumë i dashur nga lagjja.
“Dhoma e zhveshjes është gjëja që më mungon më shumë. Aty grindeshim dhe bënim shaka, është zemra e futbollit. Kam pasur nderin të luaj kundër Del Pieros, Batistutës, etj… Por unë jam i modës së vjetër. Më jepni një tokë dhe, me dy kolegë, mund të ndërtojmë një shtëpi”, thotë ai më tej.
360grade.al