Home KRYESORE Këshilli Kombëtar i PD-së i drejtuar nga Bardhi anulon zgjedhjet e 29...

Këshilli Kombëtar i PD-së i drejtuar nga Bardhi anulon zgjedhjet e 29 Korrikut

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi anulimin e zgjedhjeve për rikthimin e Lulzim Bashës më 29 korrik.

Gazment Bardhi duke përdorur shumicën e organit të lartë vendimmarrës, pranoi dorëheqjen e Bashës një vit më parë dhe do t’i drejtohet gjykatës për ta fshirë nga regjistri i partisë demokratike.

Bardhi: Këshilli si organi drejtues më i lartë i PD konstatoi se thirrja e takimit të disa anëtarëve të Këshillit në 23 qershor 2023, shkelin normat e statutit të PD. Çdo vendim i këtij takimi, përfshirë ndritën e komisionit zgjedhor apo atij të etikës, është nul. Lista që po zbardhet siç ju e dini do depozitohet në gjykatën e Tiranës. Berisha do ishte shumë i interesuar që Basha të rikthehej në pozicionin që kishte. Berisha pretendon se është zgjedhur kryetar i PD. Në PD do duhet të funksionojë rruga statutore të lihen mënjanë truket hallet personale dhe cilido në një garë sipas statutit është i lirë të marrë pjesë. Vendimi i kryesisë për hapjen e procesit zgjedhor për kryetarin është shfuqizuar sot me votim të shumicës të anëtarëve të Këshillit.https://9f97389eeb201bb8c1f38ef36aceff72.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

PD po përsërit betejën që u mbyll më 3 mars që ndodhi mes Berishës dhe Bashës për vulën. Në një përplasje numrash dhe statuti, po prodhohet një seri tjetër përçarje në parti.

Pavarësisht këtyre vendimarrjeve, grupi tjetër nuk duket se do të ketë reflektim. Të shtunën 25 mijë anëtarë demokratë janë të thirrur për të shkuar në votime, që nuk ka dyshime se do të jetë Lulzim Basha sërish në Krye të PD-së, në një proces statutor apo jo i tillë.

Vendimet e Këshillit Kombëtar të PD-së

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve:

• Vlerësoi situatën shqetësuese të krijuar në Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 14 Majit 2023, si dhe aktet e njëanshme dhe që po thellojnë përçarjen në parti;
• Konstatoi se thirrja e takimit të disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD në datë 20.06.2023, me pretendimin se u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe të ashtuquajturat “vendime” shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimarrjen e saj si institucion politik dhe që garantojnë bashkëjetesën brenda partisë;
• Vëren se takimi i datës 20.06.2023 fallsifikoi përbërjen e Këshillit Kombëtar të PD, jashtë veprimtarisë institucionale të partisë, në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore, duke përjashtuar nga njoftimi qindra anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD;
• Konkludon se çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendim i këtij takimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike;
• Vëren disa vendime dhe qëndrime antistatutore të Kryesisë së Partisë Demokratike, të cilat nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen e mëtejshme të partisë;

Për këto arsye, në mbështetje të nenit 44 të Statutit të PDSH, ne anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD,
VENDOSËM:
1.Konstatimin se në datën 20 Qershor 2023 nuk ka patur asnjë mbledhje të rregullt dhe statutore të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe asnjë vendim të vlefshëm statutor e ligjor të këtij organi.
2.Shfuqizimin e vendimit të datës 6 Qershor 2023 të Kryesisë së Partisë “Për organizimin e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”, si dhe të gjitha vendimet/udhëzimet apo urdhrat që kanë pasuar këtë vendim deri në datën e këtij vendimi të Këshillit Kombëtar. Anullimin e procesit për zgjedhjet e Kryetarit të PDSH që ishte njoftuar për në datën 29 Korrik 2023.
3. Pezullimin e veprimtarisë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj.
4.Pranimin e dorëheqjes datë 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha dhe pranimin e dorëheqjes datë 17 Maj 2023 si Nënkryetar i Partisë Demokratike të z. Enkelejd Alibeaj.
5. Mbështetjen e plotë të të gjithë veprimtarisë së Grupit Parlamentare për mbrojtjen e interesit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj si opozita dhe alternativa e vetme për largimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e demokratëve si forcë qeverisëse.
6. Grupi i deputetëve nismëtar i përbërë nga Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Dashnor Sula dhe Helidon Bushati, ngarkohen që të gjithë së bashku, ose përmes një përfaqësuesi ligjor të caktuar në mënyrë të përbashkët, të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e këtij vendimi, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në emër të organeve statutore të partisë, në rrugë ligjore për të kundërshtuar cdo akt që bie ndesh me pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PDSH, si organi më i lart drejtues i Partisë, i autorizon që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë ti drejtohen (si palë: paditës, i paditur, kërkues, person i tretë, ankues, etj.), gjykatave të të gjitha niveleve, për të kundërshtuar cdo akt të njëanshëm që bie ndesh me pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi, si dhe për të kërkuar cregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PDSH, sipas deklaratës publike të datës 21 Mars 2022, në regjistrin e partive politike.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ditën e dokumentimit dhe protokollimit të tij nga organet përgjegjëse statutore.

Top Channel

Share: