Home KRYESORE Ndryshime në qeveri! Edi Rama shkarkon Bledi Çuçin si Ministër të Brendshëm,...

Ndryshime në qeveri! Edi Rama shkarkon Bledi Çuçin si Ministër të Brendshëm, e zëvendëson Taulant Balla

Kryeministri Edi Rama shkarkon Bledi Çuçin nga detyra e ministrit të Brendshëm. 

Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë, dy ditë pas incidentit që tronditi opinionin publik në Borizanë të Krujës. Përmes një mesazhi në Twitter, duke falenderuar Çuçin për punën korrekte, Rama zbulon se do të propozojë Taulant Ballën për emërim në detyrën e ministrit të Brendshëm.

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”- tha Rama.

Vlen të theksohet se Taulant Balla, i cili ruan detyrën e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së që prej vitit 2017, është përfolur edhe më herët për ndërmarrjen e një pozicioni të tillë në momentet kur vendi është tronditur nga probleme të sigurisë së brendshme.

Mirëpo, degradimi i situatës me dhunën e ushtruar nga fisi Rrahja ndaj banorëve të Borizanës, për shkak të konfliktit për guroren dhe mungesa e një reagimi të menjëhershëm të policisë, kanë sjellë shkarkimin e Çuçit. Ndërsa Rama e ka patur më të thjesht gjetjen e një emri të besuar për zëvendësimin e tij.

ne perditesim…

Share: