Home Gjeo-Ekonomia Një opinion personal për këtë çështjen e studentëve të mjekësisë që duhet...

Një opinion personal për këtë çështjen e studentëve të mjekësisë që duhet të punojnë me detyrim në Shqipëri pas shkolle.

Nga Armir Shkurti

-Gjykoj se ata që tashmë kanë mbaruar qoftë edhe një vit shkollë të lartë duhet të përjashtohen nga ky proçes. Ata e kanë nisur universitetin me të tjera kushte dhe askush (përfshi edhe Edi Ramën) nuk ka të drejtë t’ua ndryshojë rrugës.

  • Për ata që nisin sivjet degët e mjekësisë të hartohet një kontratë ku të vendoset çmim real i shkollimit, përfshin edhe specializimi. Ai që paguan vlerën reale të këtij arsimimi të ketë të drejtë të bëjë ç’të dojë me diplomën e tij. Kush nuk ka mundësi dhe do të përfitojë nga e mira e përbashkët e një universiteti publik, duhet ti kthejë publikut atë që secili prej nesh ka investuar që ky individ të bëhet mjek. Dhe ky shpërblim të jetë me vitet e punës që do të punojë në vendin e tij.
  • Kam dekada që them se mjeku është insitucioni më i lartë në shoqëri. Për shkak të rëndësisë dhe kontributit të tij në komunitet mjekët gjithnjë kanë patur liri më shumë se turma, autoritet më të madh e po ashtu edhe ndikim. Shndërrimi i djepit të mjekësisë në një shtrat lëshimi emigrantësh të kualifikuar në Gjermani e më tej më trishton shumë nga pikpamja etike. Këta që po luftojnë për diplomën falas por pa detyrime ndaj publikut tashmë janë thjesht krah pune dhe jo më institucion moral. As autoritet dhe asgjë tjetër. Mes tyre dhe shtrëngimit arrogant të kryeministrit për ti mbajtur me detyrim në atdhe, sinqerisht jam me kryeministrin. Edhe pse besoj se , kur të dalin nga bankat e shkollës, 4 – 5 vite këta mjekë të rinj do të mësojnë dorën me ne e do shkojnë me përvojë në Perëndim
Share: