Home Gjeo-Ekonomia Pakënaqësitë e punëtorëve/ Indeksi global: Shqipëria ua shkel të drejtat

Pakënaqësitë e punëtorëve/ Indeksi global: Shqipëria ua shkel të drejtat

Për të 5 vit radhazi Shqipëria qëndron në nivelin 3 që do të thotë vend me shkelje të vazhdueshme të të drejtave të punonjësve.

Është publikuar Indeksi Global i të Drejtave të Punonjësve 2023, një studim që del një herë në dy vjet. Vlerësimi është nga niveli 1 që do të thotë respektim maksimal i të drejtave të punonjësve e deri në nivelin 5 që do të thotë shkelje sistematike.

Eksperti për punësimin, Erion Muça thotë“Për të pestin vit radhazi Shqipëria qëndron në nivelin 3 që lexohet si vend me shkelje të vazhdueshme të të drejtave të punonjësve. Kjo do të thotë që një punonjësi nuk i respektohet kontrata e punës, nuk paguhet për orët shtesë, ditët e festive nuk i ka pushim, apo edhe më keq kur punon nuk i paguhen. Pas çdo viti pune paga rritet me 5 % gjë që në shumë kompani e sipërmarrje nuk ndodh. Leja vjetore nuk merret 4 javë në pjesën më të madhe, nuk ka promovim të brendshëm, trajnime dhe promovime brenda kompanisë. Një punonjës qëndron për vitet të tëra në një pozicion pune të pa ndryshuar. Për të mos folur për problemet me vonesat në marrjen e rrogës që varion nga ditë deri në muaj në shumë kompani. Kjo situatë ndryshon me ndihmën e tre faktorëve sindikatave që janë gati inekzistente apo të korruptuara, shtetit dhe Inspektoriatit të Punës që është totalisht në hije. Nëse vazhdohet me këtë stanjacion, pra qëndrimin tek niveli 3 punëtorët vetëm do të motivohen të emigrojnë dhe kompanitë e sipërmarrjet nuk do ta kenë urgjencë përmirësimin e kushteve për punëtorët e me vetëdije të plotë do t’i largojnë ata nga vendi i punës.”

Top Channel

Share: