Home KRYESORE Përgjigja e një prej mjekeve të suksesshme shqiptare në Europe kur u...

Përgjigja e një prej mjekeve të suksesshme shqiptare në Europe kur u pyet nga një student se përse ishte larguar nga Shqipëria.

Marrë nga faqja në Facebook e mjekut Erion Dasho


Une mbarova UM dhe qendova gati nje vit pa pune per te gjetur si perfundim nje pune ne administraten e shendetit publik ne Elbasan. Kisha nevoje per te siguruar jetesen time pas nje jete ne shkolle e ne shpatullat e prinderve.

Kjo pune s’me dha asgje profesionalisht per dy vjet, dhe pse u perpoqa te mos parazitoja. Kalova kohen me studime epidemiologjike dhe u perpoqa t’i sillja dicka vendit ku punova.

Funksioni im aty nuk ishte i qarte atehere dhe nuk besoj eshte akoma i qarte sot. U perpoqa t’i jepja nje skelet funksionit tim une vete, sepse drejtoria s’kishte asgje ne mendje apo leter.

Me pas u hapen me ne fund specializimet dhe fillova specialitetin qe deshiroja pas konkursit (qe te them te drejten ka qene shume rigoroz).

Pas vitit te pare ne QSUT Onkologji kuptova qe po endesha serish kot e po digjja kohen time. U perpoqa qe dy vitet e mbetura te ingranohesha ne sisteme formimi jashte Shqiperise ku per fat shefi i onkologjise se asaj kohe na i lejonte.

Bera disa kurse dhe observershipe jashte vendit pervecse u perpoqa te jem maksimalisht proaktive ne ate qe realiteti ne Onkologji QSUT ofronte dhe mora sa munda.

Ne fund te specializimit isha bere nene. Me diplome ne xhep, femije te vogel dhe e papune. U hapen vende kudo por dosja ime nuk konsiderohej asgjekundi.

Per dy vjet kerkova papushim, shkova disa here ne ministri ku kerkoja te me emeronin kudo. Kishte vend per specialitetin tim ne Lezhe kujtoj, dhe ne Vlore.

Ne ate kohe u proklamua bonusi 1 mln per specialistet qe pranonin te punonin ne rrethe. Shkova te kerkoja te futesha ne strukture por me thane qe bonusi eshte vetem per specialitetet e urgjences dhe jo per specialitetin tim.

Rroga per mua ne Vlore do ishte diku tek 450 mije leke te vjetra. Ne kete kosto do llogarisja rrugen, shpenzimet dhe kohen qe do qendroja larg familjes. Nuk ma akorduan gjithsesi, edhe pse ne ate kohe nga deshperimi per te punuar po shikoja zgjidhje alternative per trasferim ne Vlore.

Pas 2 vitesh e papune u hap nje pozicion ne
Spitalin Gjinekologjik “Mbreteresha Geraldine”. U futa me ne fund si Onko-konsulente. S’kisha nje zyre, s’kisha nje karrige dhe kirurget s’kishin nevoje per onkologe.

Drejtori i atehereshem me tha qe s’kishte nevoje per mua dhe s’kishte ne plan as atehere e as ne te ardhmen te me jepte nje vend vizite sepse nuk ishte ai qe e kishte kerkuar kete pozicion.

Pasi kalova disa muaj ne dhomen e radiologjise kur gjeja ndonje karrige bosh, e kuptova qe po flakja ne kosh gjithe vitet e mundit se kisha bere. Mendoj kjo e mbushi kupen dhe fakti qe kur shkoja ne Pediatri QSUT me vajzen time te vogel merrja carafe me vête dhe pastroja dhomen vete nderkohe qe im shoq blente medikamentet tek farmacia jashte.

Nje vend qe s’te ofron minimumin bazik per veten dhe femijen, madje te vjel dhe varferon shpirtin dhe mendjen duke te ta lene gjtihmone e me bosh, normal qe pyet veten, c’po bej akoma ketu?

Po, i dhashe mundesi vendit tim, u perpoqa te kontribuoja per vendin tim por frustrimi dhe denatyrimi qe ndjeja nuk meritonin zvarritje te metejshme. Pastaj kur je prind ke pergjegjesi dhe mendon ti ofrosh me te miren femijes, nese jo ne ate vend ne nje tjeter.

Vendim shume i vuajtur sepse kam lene nje cope te shpirtit ne Shqiperi, dhe akoma nuk e heq dot shikimin nga atje por ketu ku jam punoj me dinjitet dhe pasurohem cdo dite e me shume si profesioniste dhe si njeri. Deshira eshte te kthehem nje dite.

Share: