Home KRYESORE PRELUD…

PRELUD…

Nga Angela Kosta

E gjunjëzuar në errësirë,
uloke nën një strehë pa çati
shoqe e stuhisë në qiell të hapur,
pa yje, pa hënë
e zhytur në llumin e baltës
përplot mendimesh të thella.
Teksa ëndërroj se një ditë do të pasurohesha me gjithçka që ekzistonte
pa duar, e plakur
gërmoj thesarin e mjerimit
plot kufoma të çarfalitura.
Prelud
duel i heshtur,
teksa lutet pafajësia
pre e dëshirave të etura gjakatare
atje ku Gjithësia dhe Hiçi
bashkohen përgjithmonë.
E unë vazhdoj të endem në kotësi
e paaftë, e varrosur për së gjalli
e pranoj se një ditë
do të ndjehem rehat
nga vetë paqja ime.
Angela Kosta

Share: