Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeniy Prigozhin, ka refuzuar një ofertë për luftëtarët e tij për të shërbyer si njësi në ushtrinë ruse, ka zbuluar sot Presidenti rus Vladimir Putin. Sipas Putinit, përgjigja e Prigozhin ishte “ushtarët nuk pajtohen me këtë vendim”.
Bisedimet u mbajtën vetëm disa ditë pas rebelimit të ndërprerë të Wagnerit më 23-24 qershor që sfidoi autoritetin e Putinit dhe Kremlinit.
Sipas marrëveshjes që i dha fund rebelimit jetëshkurtër, mercenarëve iu tha se mund të bashkoheshin me ushtrinë e rregullt ruse ose të shkonin në Bjellorusinë aleate.
Wagner ka luftuar disa nga betejat më të rëndësishme që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt 2022.
Megjithatë, ushtria amerikane tani vlerëson se grupi nuk është më “pjesëmarrës në ndonjë kapacitet të rëndësishëm në mbështetje të operacioneve luftarake në Ukrainë”.
360grade.al