Home KRYESORE Refleksione të avokatit Edmond Petraj

Refleksione të avokatit Edmond Petraj

Kjo që tanimë ne e gëzojmë (mendoj unë) quhet AntiDemokraci ose më mirë Demokraci Diktatoreske, Demokraci e Modernizuar.

Nuk mund të gëzosh Demokracin dhe ta quash vetën Demokrat përderisa nuk qeverisësh në mënyrë të mirë sic duhet qeverisur një vend.

Teksa kemi pritur e shpresuar, keto gati tre dekada, na e konvertuan diktaturën në anarshi dhe këtë na e kane shitur në vijimësi për demokraci. Kështu e ndërtuan që në ditët e para, me teorine e tullës së parë me hile, duke shfrytëzuar mungesën e dijeve dhe qënien të papërgatitur të një populli të tërë për sistemin e ri.

Sistem, që erdhi para syve të ketij populli gojekyçur nga sistemi i kaluar dhe që akoma ka mbetur i fjetur, i pergjumur dhe i mashtruar sistematikisht. Sistem(demokraci), që erdhi bashkë me erërat e lindjes të mbarsura me liri dhe shpresë dhe të nxitura nga perëndimi, që në ato vite eksportoi aq bukur krizën e vet ekonomike, drejt lindjes, që sot ajo krizë eshte thelluar, është bërë rrezik edhe më evident, duke gjetur perseri forma te reja që ta paguajne popuj e kombe të traumatizuar si Shqiperia.

Doja të ndaja, me gjithe antaret e këtij rrjeti social shqetesimin jetik shqiptar e mbare kombëtar, per kete deformim ekstrem të demokracise dhe per rrjedhoje per pragkatastrofen tone kombetare.

Duke e patur të qarte, se si funksionon një demokraci reale, le të gjejmë deformimet e bëra, të kësaj anarshie dhe kaosi institucional dhe shpirtëror me emrin demokraci dhe të japim rrugët e korrigjimit të saj dhe zgjidhjes së kesaj katraure institucionale dhe shpirterore

Por gjithsesi nuk kemi mundësi të qeverisemi më mirë pasiqë Politikanët Shqiptarë (Kosovë-Shqipëri) kufinjtë e dijes i kishin deri më këtu , ata nuk mund ti kalojnë këta kufi aq më pak të mundohen .

Për të gëzuar një Demokraci të vërtet nevoitet një revolucion i vërtet i cili i përshtat Shqiptarëve (Kosovë-Shqipëri) ne nuk mund të përdorim revolucionin e krijuar evoropian përderisa nuk na përshtatet., ne Shqiptarëve na nevoitet më shumë dituri sepse me dituri thyhet çdo barikadë e mundshme , ndërsa me këta Politikan që tanimë kemi nuk mund të thyejmë këto barikada që vetë politikanët i kanë krijuar me qëllime personale dhe interese personale të politikanëve .

Pasi politikanët mendojnë për interesa personale dhe individuale atëherë pjesa tjetër e cila është populli duhet të mendoj për problemet dhe interesat kolektive, të gjitha problemet e krijuara nga politikanët mbesin nën kurrizin e popullatës .

Këta politikan mundohen fjalën Demokraci ta keqpërdorin (dhe e keqpërdorin) por fatkeqësisht populli këtë nuk e kupton dhe kështu i gëlltit këto gënjeshtra duke mos thënë STOP , dhe ne këtu jemi për të treguar këto gjëra.

Mendoj gjëja e vetme që i mungon popullit shqiptar (Kosovë-Shqipëri) është një qeverisje me plan dituri dhe popullat me plan – dashuri , vetëmohim , durim , mirësi , vërtetësi etj. nëse këto gjëra rregullohen dhe përmbushet kjo kërkesë atëherë gjendja në këto dy shtete do të stabilizohet .

Si gjithmonë një shtet Demokrat kërkon fjalën e popullit ndërsa tani fjala e popullit nuk ndëgjohet . . . pse . . . sepse populli nuk flet ngaqë friksohet dhe kështu kjo frikë jona do i kushtoj shumë brezave të ardhshëm.

Demokraci e tanishme quhet Demokraci Diktatoreske dhe njerëzit në qeverira janë diktator të modernizuar.

Edhe diçka tjetër…
Kemi krijuar një bindje të gabuar, se perendimi eshte perendia, drejtesia, shpirti, njerezia, demokracia etj. etj., ndersa lindja shihet me perçmim. Nuk jane të ndara me thike.

Ka shqiptarë, që nuk e perballojne Ameriken: ka pune, kosto jete, ka taksa, rregull e ligj ………. Per t’i renë shkurt, lindja ka qenë liberale në politike dhe ne ekonomi dhe kjo qe trampolini dhe vendi ku u bene programet dhe marreveshjet…… Duket sikur gjerat, behen rastesisht… por asgje nuk behet pa dijenine e të madhit.

Per ta mbyllur, se me postime eshte veshtire te spjegohem, po them:

Kur del pas nje kohe te gjate nga erresira, direkt e ne drite, verbohesh! Edhe, frymezimi apo uragani perendimor, erdhi i perthyer, i pasqyruar nga lindja, nga Moska e Gorbaçovit dhe e Perestrojkes, perndryshe do ishim “verbuar”(shkalluar).

Gjëja e vetme që duhet është qeverisja me plan dituri dhe populli me plan – mirësia vërtetësi,durim dhe vetëmohim.

Jo gjithçka eshte e dukshme, e dukshme eshte vetem “buzeqeshja”!

Shkrime te permbledhura nga Edmond Petraj

Share: