Home KRYESORE Shteti sekular i Kosovës ka vdekur!

Shteti sekular i Kosovës ka vdekur!

Nga Mevi Rafuna

Nuk kemi shtet sekular, e përdorim si term duke cituar kushtetutën por në realitet nuk ekziston.

Në realitet ekzistojnë tjera perceptime dhe një grupacion që tash e dy dekada ka arritur të shtrihet në çdo institucion të Kosovës.

Ligji për liritë fetare i kërkuar nga Ambasada Amerikane që shumë kohë, ende nuk është votuar as në këtë legjislaturë.

Pasi që shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mungojnë nëpër seancat parlamentare.

Nëpër shumicën e mediave, dëgjon vetëm tema që kanë të bëjnë me indoktrinimin vehabistë islamik.

Çdo natë e çdo ditë imamët kanë pushtuar studiot televizive, për të na treguar si të hamë, si të bëjmë seks, si të martohemi nga pesë e gjashtë herë, si të rrihen gratë e “pamoralshme” e lloj lloj teme që e tejkalon banalitetin. Dhe këta gazetarë të shpifur pa logjikë dhe pa mendje kritike nuk dinë ta vënë në pikëpyetje asnjë nga banalitetet e imamëve.

Madje në zgjedhjet e fundit në Turqi këta gazetarë dhe analistë çdo natë bënin emisione pro Erdoganit,duke mbështetur fushatën e tij.

Çdo lagje në katund apo në qytet u pushtua me xhami sikur nuk kishim tjera halle dhe vetëm xhamitë na duheshin; madje edhe kur qytetarët kundërshtonin askush nuk i merrte në konsideratë.

Bashkësia Islame e Kosovës, dhe Kryeimami Naim Tërrnava, Kurrë nuk u distancuan nga islami politik, Kurrë nuk folën për shkatërrimin e familjeve, Kurrë nuk folën që shumë fëmijë mbetën jetim sepse prindërit e tyre u nxitën të shkojnë të luftojnë në Siri.

Nëpër xhamijat e Kosovës nuk dëgjon ligjerata paqeje. Aty ligjërohet për terrorin që një ditë do ta pushtojë vendin dhe do t’i vrasë e grinë për së gjalli të gjithë qafirët.

Nuk ka qenë në traditën tonë të hash bukë në rrugë. Politikanët e filluan këtë traditë duke shtruar iftare rrugës. Politikanë që për para shiten të ardhmen e atdheut.

Çdo gjë tolerohet nga ta vetëm nëse je kundër kësaj dukurie vdekje prurëse nuk tolerohesh,izolohesh madje nxisin edhe procese gjyqësore ndaj teje.

E Ardhmja jonë është marrë peng nga islami politik. Në Kosovë shteti sekular ka vdekur.
Lider shpirtëror i politikanëve tanë në pozitë-opozitë është Naim Tërrnava.

Share: