NËSE DUART E MIA DO TË MUND TË SHFLETONIN
Shqiptoj emrin tënd
në netët e errëta,
kur yjet ikin
për të pirë në hënë
dhe flenë pemët
e pyjeve të errëta.
Dhe unë ndihem bosh
i pasionit dhe muzikës.
Orë e çmendur që këndon
orë të vdekura të lashta.
Shqiptoj emrin tënd
në këtë natë të errët,
dhe emri yt tingëllon
më larg se kurrë.
Më larg se yjet,
më dhimbshëm se shiu i qetë.
Do të të dua akoma?
si atëherë?
Çfarë faji ka zemra ime?
Nëse ngrihet mjegull
çili pasion i ri më pret?
Do të jetë e qetë dhe e pastër?
Të mundeshin duart e mia
të shfletonin hënën!
DËSHIRË
Vetëm zemra jote e ndezur
dhe asgjë më shumë.
Parajsa ime një fushë
pa bilbil
as para
me një përrojskë dhe një burim të vogël.
Pa përkëdheljen e erës
në degëza
pa yllin
që do të jetë gjethe.
Një dritë e madhe
që ishte xixëllonjë
e një tjetre,
në një fushë
vështrimesh të ndërprera.
Një qetësi e ndritshme
ku puthjet tona,
në tingujt
e jehonës,
do të përhapeshin larg.
E zemra jote e ndezur
asgjë tjetër.
Përktheu: Angela Kosta: shkrimtare, poete, publiciste, Zv. Kryeredaktore në Gazetën Albania Press.
Federico Garcìa Lorca lindi më 5 qershor 1898 në FuenteVaqueros, (Spanjë) dhe vdiq i pushkatuar më 19 gusht 1936 nëVìznar të Spanjës. Federico García Lorca ishte një poet, dramaturgdhe regjisor spanjoll, i cili arriti njohje ndërkombëtare si një figurëemblematike e gjeneratës së vitit1927, një grup kryesisht poetëshqë futën avangardat artistike si simbolizmi, futurizmi dhesurrealizmi në letërsinë spanjolle me rezultate të shkëlqyera, nëatë që quhej de Plata Eda. Një mbështetës i deklaruar i forcaverepublikane gjatë luftës civile spanjolle, ai u kap në Granada, teksa po qëndronte në shtëpinë e disa miqve dhe u qëllua nga njëskuadrilje e forcave nacionaliste. Trupi i tij më pas u hodh në njëpërrua disa kilometra në të djathtë të Fuentegrande. Eshtrat e tijpër fat të keq nuk u gjendën kurrë.