Home Gjeo-Ekonomia Azilkërkuesit letër Suella Braverman: Kushtet në platformën lundruese po na nxisin të...

Azilkërkuesit letër Suella Braverman: Kushtet në platformën lundruese po na nxisin të vrasim veten

Azilkërkuesit e përshkruan anijen si “një vend mërgimi” dhe thanë se dhomat ishin shumë të vogla dhe vendbanimi ishte i tmerrshëm.

Tridhjetë e nëntë azilkërkues, të cilët u strehuan për një kohë të shkurtër në platformën lundruese të Ministrisë së Brendshme, Bibby Stockholm, në Dorset, kanë thënë se kushtet në bord ishin aq të këqija sa që njëri tentoi që të vetëvritej. Një letër prej tre faqesh dërguar sekretares së Brendshme, Suella Braverman, tregon gjithashtu frikën dhe dëshpërimin e azilkërkuesve të mbetur në kurth në anije.

Ata e përshkruajnë maunën si një vend të pasigurt, të frikshëm dhe të izoluar. Azilkërkuesit e përshkruan anijen si “një vend mërgimi” dhe thanë se dhomat ishin shumë të vogla dhe vendbanimi ishte i tmerrshëm. Disa nga azilkërkuesit i kanë thënë Guardian se janë shumë të traumatizuar për tu kthyer në Portland. Sipas letrës disa njerëz u sëmurën në anije.

“Gjithashtu pati një incident tragjik një nga azilkërkuesit tentoi të vetëvritej, por ne vepruam me shpejtësi dhe parandaluam këtë ngjarje fatkeqe. Duke marrë parasysh vështirësitë e vazhdueshme, nuk është e papritur që të përballemi me një përsëritje të situatave të tilla në të ardhmen. Disa miq thanë se ata madje dëshironin të kishin guxim për të kryer vetëvrasje. Besimi ynë personal është se shumë nga këta individë mund t’i drejtohen kësaj marrëzie për t’i shpëtuar problemeve në të ardhmen. Aktualisht po qëndrojmë në një hotel të vjetër dhe të braktisur. Ndjenja e izolimit dhe vetmisë na ka pushtuar dhe presionet psikologjike dhe emocionale janë rritur ndjeshëm. Ne jemi individë që jemi të lodhur nga vështirësitë dhe nuk kemi më forcë për t’u përballur me to. Nëse do të më duhej të qëndroja edhe një ditë më shumë në anije, do të kisha pasur mendime vetëvrasëse. Kur hipa në anije, era e keqe e ujit të detit ishin dërrmuese. Kisha dhimbje stomaku dhe ndjeva marramendje, por kisha shumë frikë të refuzoja të hipja. Të qenit në maune na bëri të ndiheshim kriminelë dhe qytetarë të dorës së dytë. Më është dashur të kërkoj në Google për të gjetur se çfarë është. Të gjithë ata që ishin në atë vend, tani janë të gjithë bashkë në një hotel. Disa njerëz kolliten dhe të gjithë kanë frikë. Kur po bëja dush në platformë, uji po më digjte sytë. Të jesh në atë anije do të jetë gjithmonë një kujtim i tmerrshëm në trurin tim. Është një vend krejtësisht i papërshtatshëm. Ne të gjithë ndihemi shumë të mërzitur, por jemi edhe më të mërzitur që Home Office dëshiron të na kthejë në këtë shfaqje horror,” thuhet në letër.

Në përgjigje të letrës, Zyra e Brendshme tha: Ne po ndjekim të gjithë protokollin dhe këshillat nga ekipi i shëndetit mjedisor i këshillit Dorset, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar dhe Dorset,  me të cilët vazhdojmë të punojmë ngushtë.

360grade.al

Share: