Jo more ç’na thatë! Nga Ylli Manjani
“I burgosur politik” ëëë?!
Nx nx nx nx nx..
Pse mo tani pas 3 muajsh arrest të paligjshëm e mbajtje në paraburgim të pa drejtë u kujtuan këta?
Sali Berisha dhe Ilir Meta si drejtues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë mbështetësit politik të Fredi Belerit. Ata e kanë propozuar si kandidat zyrtarisht në zgjedhjet për Bashkinë e Himarës.
Nuk e kam kandiduar unë që kam folur që ditën e parë të kësaj maskarade ligjore. Nuk e ka kandiduar as shteti Grek, po të doni. Shihni dokumentat e regjistrimit në KQZ, që të bindeni.
Por as Berisha e as Meta nuk thanë një fjalë të vetme, le pastaj të organizonin një tubim apo reagim politik për arrestin dhe mbajtjen në burg me sajesa të kandidatit të tyre.
Tani u kujtuan posi. Pas 3 muajsh. Sepse parimi është po fitoi kandidati fitorja është e partisë. Po humbi përgjegjësia është individuale…. Ups? Se ç’është edhe një tjetër që e thotë këtë gjë…🤔
Po mirë, ja e konstastuan se kandidati i tyre qënka burgosur politik po pastaj?! Ç’do bëjnë këta për ta mbrojtur?! Po Himarën si do ta qeverisin sepse populli atje u ka dhënë përgjegjësi politike në fund të fundit?!
Hiç. Asgjë.
Një deklaratë, edhe atë jo si vendimmarrje forumesh por si intervista sporadike personale dhe kaq.
Nejse, të paktën ta shohin vetë militantët se ku fle lepuri dhe mos na identifikojnë me parti sa herë flasim në publik për çështje të ligjit dhe demokracisë.
Ja ku e keni edhe opozitën edhe pozitën.
Shumë “të interesuar” duken si për punët e ligjit ashtu edhe për ato të demokracisë.
Pas pilafit…
Ju rujt zoti o njerëz!