Home KRYESORE Bisedë me veten! Nga Mevi Rafuna

Bisedë me veten! Nga Mevi Rafuna

Ndoshta ti- vetja ime më dëgjon, ndonjëherë më dukesh aq e largët sa shpirti më rri pezull në ndonjë galaktikë tjetër.

Me kalimin e viteve humbasim miqtë, humbasim dhe dëshirat e dikurshme por më e rrezikshmja është ta humbasim veten.Kur arrijmë ta kapim veten,na shfaqën dimensione të tjera në jetë, miq të vërtetë dhe njerëz që janë në nivelin e energjisë sonë!

Unë ruajta copa mozaiku nga fjalët që i dëgjova.
Jam dëgjuese e mirë dhe gjatë jetës sime kam dëgjuar me vëmendje çdo njeri,që është afruar te unë dhe ka filluar të flas. Madje i kam dëgjuar edhe temat e përsëritura.

Doja ta kuptoja shpirtin e popullit tim të përvuajtur.
Doja ta zgjidhja misterin por e kuptova që misteret nuk zgjedhen.

Bota nuk është ashtu siç duket,përtej ngjyrave të natyrës, përtej fushave,maleve dhe deteve janë disa grimca energjie që na i ngacmojnë shpirtat.

Por jo të gjithë shpirtat kanë ndjeshmëri,por jo të gjithë shpirtat arrijnë t’i dorëzohen asaj force të mistershme e sfiduese, që ndonjëherë të lartëson dhe ndonjëherë të çmend.

Tani, unë dhe ti vetja ime pas kërkimeve të shumta,sfidave, zhgënjimeve dhe lumturive u takuam në një pikë.

Sikur kishim frikë të njiheshim e të flisnim dhe t’i rrëfenim sekretet e fsheta të shpirtit.

Bota jonë e brendshme është e thellë shpesh e frikshme dhe kush guxon ta hap atë derë.

Njoha njerëz që se njihnin veten por ishin “këshilltar të mirë” për jetën e tjetrit!

Thonë se përvoja të mëson shumë në jetë!
Por çdo përvojë bie poshtë kur çdo mëngjes para pasqyrës e sheh njeriun e panjohur, që është vetja jote!

Njerëzit e shumë që nuk arrijnë ta njohin veten përbëjnë një shoqëri! Shoqëritë përbëjnë kombe dhe shoqëria e kombi ynë kanë element të përbashkët panjohurinë e vetes dhe paditurinë.

Çdo stinë, çdo vit, çdo dekadë e çdo shekull na u ripërseriten ngjarjet dhe tragjeditë dhe në vend që të këtë shkundje dhe reflektim ne ikim,ikim në një cikël të pafund ikjesh.

Ikim nga vetja, ikim nga shoqëria, ikim nga shteti.
Nuk i shërojmë plagët por plagës i qesim krypë dhe ashtu jetojmë!

Krijomë idolë të rreme, jetë të rreme, dhe pafundësisht e rrejmë veten.

Bota nuk na shëron. Një trup i sëmurë nuk shërohet nga ilaqet por nga dëshira dhe instikti për tu shëruar!

Sa kemi dëshirë sot që të shërohemi! Unë nuk e shoh dhe nuk e ndjej atë dëshirë!

Nuk jam pesimiste, dhe as nuk mallkoj por më dhemb kjo plagë e pashëruar që çdo ditë në vend të ilaqeve i qesim kripë!

Share: