Home Approccio Italo Albanese Giovanni Pascoli figura emblematike e letërsisë italiane

Giovanni Pascoli figura emblematike e letërsisë italiane

“Poeti është ai që shpreh fjalën të cilën të gjithë e kishin në buzë dhe që askush nuk mund ta thoshte.”

Përgatiti Angela Kosta

Giovanni Pascoli lindi më 31 dhjetor 1855 dhe vdiq më 6 prill 1912. Giovanni Pascoli ishte poet dhe kritik letrar, figurë emblematike e letërsisë italiane nga fundi i shekullit XIX. Në veprat e tij mund të gjejmë konceptimin intim dhe të brendshëm të ndjenjës poetike, të orientuar drejt rritjes së së veçantës dhe të përditshmes dhe rikuperimit të një dimensioni fëminor dhe gati primitiv.

Jasemini i natës

Dhe hapen lulet e natës
në orën që mendoj për të dashurit e mi.
Shfaqur midis viburnumeve
fluturat krepuskolare.

Për ca kohë pushojnë britmat
atje, vetëm një shtëpi pëshpërit.
Nën krahë flenë foletë,
si sytë poshtë qerpikëve.

Nga kupat e hapura përhapet
era e luleshtrydheve të kuqe.
Shkëlqen një dritë atje në dhomë
rritet bari mbi gropa.

Një bletë e vonuar pëshpërit
duke gjetur tashmë të mbartur dyllin
Klloçka në oborrin blu
shkon me cicërimat e saj yjeve.

Gjatë gjithë natës përhapet
profumi që kalon me erën.
Kalon drita lart mbi shkallë;
shkëlqen në katin e parë: u shua…
është agim: mbyllen petalet pak të rrudhosura;
lindin, brenda urnës së butë dhe të fshehtë,
nuk e di çfarë lumturie e re.

Rrufeja

E qielli dhe toka u shfaq kush ishte:
toka pa frymë, e nxirë, në gulçim
qielli i tejmbushur, tragjik, i zhbërë:
e bardhë e bardhë në trazirën e heshtur
një shtëpi u shfaq, u zhduk papritur;
si një sy, që, i zmadhuar, i çuditur,
u hap, u mbyll në natën e zezë.

Nëndor

Kthjellohet ajri, dielli kaq qelibar
që ti kërkon pemët e kajsisë në lulëzim,
e të murrizit erën e hidhur
ndjen në zemrën tënde…
Por e thatë është kumbulla
dhe bimët e ngordhura
të teksturave të zeza shënojnë qetësinë,
e qiellin e zbrazët
dhe bosh në këmbët tingëlluese duket terreni.
Heshtje, përreth: i vetëm, në fllade,
dëgjon larg, nga kopshtet dhe pemishtet,
një rënie e brishtë e gjetheve.
Është vera e ftohtë, e të vdekurve.

Share: