Home Gjeo-Ekonomia Nafta e Spiragut dhe “Të ardhurat që nuk mund te menaxhon nga...

Nafta e Spiragut dhe “Të ardhurat që nuk mund te menaxhon nga buxheti “

Nga Irena Beqiraj

” Nuk janë të ardhura 500 milionë euro në vit, të cilat shkojnë direkt në buxhet të shtetit për të mbuluar nevojat, por flitet për të ardhura shumë më të larta të cilat nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit dhe do të menaxhohen nga Fondi Sovran”, ….. shpjegon zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë.

Buxheti i shtetit menaxhoi në vitin 2022 rreth 6.1 miliard euro të ardhura . Sa të larta do të jenë keto të ardhura në një vit që nuk menaxhohen dot nga buxheti i shtetit ?

Idea e fondit sovran në asnjë rast nuk lidhet me faktin a të mund të menaxhohen apo jo këto shuma nga buxheti i shtetit (megjithëse me 428 milionë euro suficit deri në 6 mujor pra që flenë të pa përdorura ) kanë të drejtë që kanë humbur kofidencën e nuk kanë më pikë besimi tek aftësitë e tyre menaxhuese.

Qëllimi i fondit është të sigurojë menaxhim të përgjegjshëm dhe afatgjatë të të ardhurave nga burimet natyrore , në mënyrë që nga kjo pasuri të përfitojnë si brezat aktualë ashtu edhe brezat e ardhshëm.

Se dyti të ardhurat nga burimet natyrore( nafta dhe gazi ) duhet të përdoren me kujdes për të shmangur çekuilibrat në ekonomi.

Suksesi i tij, më shumë se nga shumat që do të depozitohen varet nga mënyra si do të menaxhohen edhe ku do të investohen këto para .

Prsh në fondin Norvegjez megjithëse të ardhurat nga prodhimi i naftës dhe gazit e cila nxirret jo nga koncensionari por nga një kompani shtëterore transferohen në fond, këto depozita përbëjnë më pak se gjysmën e vlerës së fondit. Pjesa më e madhe e tij është krijuar nga investimi në aksione, obligacione , pasuri të paluajtshme dhe infrastrukturë të energjisë së rinovueshme.

Nga e thëna në të bërë është në mes një det i terë . Por kur edhe thuhet keq ka edhe me pak gjasa të bëhet mire .

Share: