Home Gjeo-Ekonomia Ndërtimi i një centrali bërthamor, me kapacitet 1500 Megavat, është dakortësia që...

Ndërtimi i një centrali bërthamor, me kapacitet 1500 Megavat, është dakortësia që Italia ka arritur me Shqipërinë me një investim i barabartë me 4 miliardë euro.

Sipas tyre, kompanitë italiane që do të ofrojnë aftësi, kompetenca e konsulencë janë ENI (Kompani italiane multinacionale e energjisë), ENEL (kompani italiane multinacionale për shpërndarjen e energjisë elektrike e gazit), EDISON (kompani nga më antiket italiane në fushën e energjisë e shpërndarëse e gazit natyror).

Realizimi i një centrali të tillë nuklearë kërkon pa dyshim një kohë të gjatë pune, por lajmi ka krijuar jo pak debate politike.

Ministri i Infrastrukturës e Transporrtit Matteo Salvini ka kërkuar që debati të marrë hinkën e një referendumi popullor pro o kundër energjisë nukleare.

Ekspertët italianë të ekonomisë cilësojnë se 3 kompanitë e sipërmendura pra ENI, ENEL e EDISON, janë të vetmet që përfitojnë nga ky investim, ndërsa do të jetë mjaft e vështirë për dhjetra kompani të tjera që operojnë në sektorin e energjisë së rinovueshme./Ora News.al

Për t’u njohur më shumë me lajmin e mediave italiane kliko KETU. /Burimi: milanofinanza.it

Share: