Home Gjeo-Ekonomia “Për Himarën do presim gjyqin”, Rama mesazh Micotakisit: Miqtë flasin!

“Për Himarën do presim gjyqin”, Rama mesazh Micotakisit: Miqtë flasin!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një intervistë të gjatë me gazetarin grek Pavlos Papadopoulos për prestigjozen “Kathimerini”, nga ku u prekën shumë çështje.

Fillimisht kryeministri i përgjigjet pyetjes nëse u ndje i fyer personalisht që Mitsotakis nuk e ftoi në Athinë në darkën joformale të së hënës së kaluar me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor?

“Të lidhësh këtë qëllim kaq të madh, të lidhësh një nismë kaq të rëndësishme me dërgimin e një mesazhi për mua, për Shqipërinë  Për çfarë? Çfarëdo rëndësie t’i japë pala greke kësaj çështjeje, që e dimë të gjithë se me çfarë ka të bëjë, nuk është kjo mënyra për të vepruar. Mendoj se, sidomos kur ndodhin gjëra të pakëndshme midis miqve, miqtë duhet të përballen me njëri-tjetrin, të flasin me njëri-tjetrin, të përpiqen të kuptojnë, ta nderojnë miqësinë duke qenë shumë të hapur e në të njëjtën kohë pa harruar asnjëherë se janë miq. Qirjakosi ishte një mik që e pëlqeja dhe e respektoja, e vazhdon të jetë një mik që e pëlqej dhe e respektoj. Shpresoj që kjo gjë do të ndreqet, por edhe nëse nuk ndodh, Qirjakosi do të mbetet gjithnjë një mik që e pëlqej dhe e respektoj”, shprehet Rama.

Natyrshëm në këtë intervistë gazetari i Kathimirini e pyeti kryeministrin e Shqipërisë se përse ai e ka sulmuar Fredi Belerin duke e quajtur analfabet, maskara, të pafytyrë. Gazetari grek e ka avancuar kërkim llogarinë ndaj Ramës kur e pyet se  a ishte ndërhyrja e tij  një thirrje për institucionet, për policinë dhe gjyqësorin, për ta veçuar, për ta vënë në shënjestër këtë kandidat?

Arsyeja pse u tregova i ashpër me të ishte se ai bëri disa deklarata shumë, shumë të papranueshme, të tilla si “do të çonte përpara procesin e ndërprerë të helenizimit të Himarës”. Kjo është diçka që nuk mund të thuhet në Europë, në këtë Europë. Kjo vjen nga një e shkuar e errët dhe shumë e largët. Pastaj, sigurisht, edhe të tjera që nuk ishin realisht aspak të mira. Fliste sikur ishte atje për të çliruar Himarën, nuk e di prej kujt, po mund të flasim për këtë”, shprehet Rama.

Më tej për çështjen Beleri kryeministri Rama tha se dëshironte t’i bënte gazetarit grek një pyetje retorike.

“Nëse unë do të kisha dijeni që kishte një hetim të nisur nga denoncimi i dikujt dhe të angazhuar nga prokuroria, do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të ashpër? Po ta dija që ai do të arrestohej, do ta ekspozoja veten me një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë? Mendoj që, jo, sepse mund të mos jem njeriu më i mençur në botë, por nuk jam edhe më budallai në botë dhe ky do të ishte një budallallëk i madh. Arrestimin e tij e mora vesh kur policia ishte vënë në veprim dhe telefonova drejtorin e policisë e i thashë: “Çfarë është kjo?” Më tha: “Kemi një mandat arresti nga prokuroria dhe bazohet mbi prova bindëse për blerje votash”. I thashë: “Dëgjo, bëni mirë të jeni të sigurt për atë që po bëni, sepse kjo mund të marrë shumë për keq dhe duhet të mbështetet mbi prova bindëse. Megjithatë paçi fat”. Kjo nuk ishte diçka në të cilën isha i përfshirë, aksioni po zhvillohej tashmë”, thotë Rama.

Në këtë intervistë kryeministri Edi Rama shpalos këtë qasje për qëndrimet e forta të qeverisë greke pas arrestimit të Fredi Belerit.

“Nuk jam dakord që një vend i huaj, një qeveri e huaj të bëjë komente të thella rreth veprimeve të sistemit të drejtësisë së një vendi tjetër, edhe duke qenë vende mjaft mike. Sipas meje, kjo nuk është europiane! Do marrim vesh çdo gjë kur prokuroria e posaçme të paraqesë provat e plota në gjykatë dhe ende nuk kemi shkuar aty. 

Ai u kap në flagrancë, pra u kap në veprim e sipër të blerjes së votave, sigurisht me rrjetin e tij të blerjes së votës. 

Askund në legjislacionin shqiptar nuk ekziston kompetenca e qeverisë ose e kryeministrit të nxjerrë leje për një të ndaluar në paraburgim – në paraburgim (e theksoj) – që të dalë nga burgu. Kjo nuk ekziston.  Nuk ka diçka të tillë që dikush të marrë leje për të bërë betimin, ndërkohë që është në paraburgim për një krim në flagrancë dhe gjykata e ka refuzuar tashmë”, ka thënë më tej Rama.

Por a do të ketë zgjedhje të parakohshme për Himarën?

“Këtu, ndoshta, mund të siguroni një lajm. Nuk jam i sigurt nëse duhet. Instikti im apo reagimi im i parë është se, ndoshta, do të na duhet të presim procesin gjyqësor, derisa të provohet nëse ai është fajtor apo i pafajshëm. Sidoqoftë, ky nuk është opinion ligjor, është thjesht një mendim i imi për faktin se nuk kemi realisht asnjë precedent dhe pastaj, kjo do të hapte shteg për shumë interpretime. Më duhet të pres departamentin ligjor, por kjo mund të shkojë qoftë në një drejtim, qoftë në tjetrin”, përfundon Rama.

Top Channel

Share: