Home Gjeo-Ekonomia Performoi me flamurin e Serbisë mbi krahë, reagon Rita Ora: Jam shqiptare...

Performoi me flamurin e Serbisë mbi krahë, reagon Rita Ora: Jam shqiptare krenare, nuk e pashë…

Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave orët e fundit pasi performancës së saj me flamurin serb në trup.

Këngëtarja shqiptare performoi mbrëmjen e djeshme në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged. Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb.

Rita e  ka marrë dhe madje e ka vënë në krah duke e nxjerrë në skenë. Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi është marrë si mosrespektim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe gjenocidit serb.

Së fundmi, Rita Ora ka dhënë një deklaratë për mediat kosovare, ku shprehet se nuk e ka ditur se cilin shtet përfaqësonte ai flamur, mendoi se ishte Hungarisë dhe jo Serbisë.

Madje ajo shprehet se është një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk ishte qëllimi i saj mosrespektimi ndaj popullit shqiptar.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita.

Share: