Në një tjetër reagim të bërë së fundmi për vdekjen e Yevgeny Prigozhin pasi avioni ku ndodhej u rrëzua, grupi i mercenarëve “Wagner” ka kërcënuar se do të ndërmarrë një marshim të dytë drejt Moskës për rrëzimin e pushtetit.
Përmes një deklarate në Telegram, Wagner fajëson zyrtarët e Kremlinit të udhëhequr nga Putini për vrasjen e Prigozhin, ndërsa kërcënojnë me një marshim të dytë drejt Moskës nëse lajmi për vdekje e Prigozhin është i vërtetë.
“Ka zëra për vdekjen e kreut të PMC “Wagner” Yevgeny Prigozhin. Ne themi shprehimisht se dyshojmë se zyrtarët e Kremlinit të udhëhequr nga Putini kanë bërë përpjekje për ta vrarë atë! Nëse informacioni për vdekjen e Prigozhin konfirmohet – ne organizojmë “Marshimin e Drejtësisë” të dytë në Moskë! Më mirë të jetë gjallë, është në interesin tuaj…”, thuhet në deklaratën e Wagner.
Shefi i Wagner, dyshohet se humbi jetën pasi një avion privat me të cilin ai udhëtonte u rrëzua në Rusi.
7 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit Embraer, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. Të gjithë pasagjerët humbën jetën.
Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, humbi jetën pasi një avion privat me të cilin ai udhëtonte u rrëzua në Rusi.
360grade.al